TJETËR KRIM MBI GJUHËN SHQIPE NËPËRMJET KATEDRËS SË GJUHËS SHQIPE NGA UNIVERSITETI I MYNIHUT.

0
Së fundi, shefi i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “Ludwig Maximilians” München prof. dr. Bardhyl Demiraj ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi elektronik nga faqja e këtij universiteti se është programuar të bëhet një fjalor etimologjik i dixhitalizuar që do përfshijë fillimisht 7400 fjalë vendi të shqipes të trashëguara e të huazuara e që janë të dokumentuara që nga mesi i shek XV e deri në vitin 1800. Fjalori do jetë në harmoni me fjalorët e tjerë të gjuhëve ballkanike dhe do shfrytëzohen autorët e fjalorët e njohur etimologjikë zyrtarë të derisotëm.
Në pamje të parë ky duket një investim rutinë i këtij universiteti, por i parë thellë, ai është epilogu i një veprimtarie “shkencore” që synon të vulosë zyrtarisht e përfundimisht “faktin zyrtar shkencor” se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre e rrjedhimisht janë ardhacakët e fundit në Ballkan. Deklarimi i mësipërm do dukej absurd sikur mos të rreshtojmë ca fakte shumë domethënëse e që bindin për çka deklarojmë.
1. Përsa në njoftimin e prof. dr. Bardhyl Demiraj theksohet se do merren në konsideratë fjalorët zyrtarë etimologjikë të derisotëm, dihet se ne shqiptarët kemi vetëm tre etimologë zyrtarë të deklaruar:
Eqrem Çabej, Kolec Topalli e Anila Omari e të tre sëbashku kanë arritur ta përcaktojnë shqipen me 93% të leksikut të huazuar.
2. Përsa ky fjalor i mbështetur në tre mohuesit zyrtarë të etnicitetit gjuhësor të leksikut të shqipes (Çabejit, Omarit e Topallit) do të përcaktojë rrejshëm raportin joreal të fjalëve të vendit e të trashëguara të shqipes me ato të huazuara në të, do të kemi një përfundim jo të këndshëm për kombin tonë dhe do rezultojmë se pothuaj nuk kemi patur fjalor të konsiderueshëm për t’u quajtur popull me gjuhë të vetë e për rrjedhim do vihet rëndë në dyshim autoktonia e jonë në trojet ku jetojmë dhe do u jepet e drejta e vjetërsisë në trojet tona zaptuesve të territoreve shqiptare: atyre serbë e grekë. Mjafton të themi se vetëm Omari ka pranuar rreth 1000 huazime të shqipes nga serbishtja dhe pothuaj asnjë fjalë që serbishtja ta ketë marrë nga shqipja dhe kësisoj, me këtë raport difiçitar ekstrem në “tregëtinë” me gjuhën serbe, shqiptarët njehësohen me ardhacakë.
3. Kufijtë shtetërorë më së shumti janë përcaktuar nga kufijtë gjuhësorë. Përsa fjalori etimologjik i universitetit gjerman do ketë edhe vulën dhe firmën e akademikëve shqiptarë dhe do jetë vepër e këtyre të fundit, ai do jetë arma më e fortë në duart e ideologëve serbë, që jo vetëm të sigurojnë trojet e grabitura shqiptarëvet, por edhe të justifikojnë edhe më tej pretendimet për territore të reja. Për ilustrim mund të themi se revolucioni i vitit 1821 në Greqi ishte revolucion i pastër shqiptaroarvanit dhe pas tij ishte Gjermania që investoi e ushtroi presion “të bindë” udhëheqësit e revolucionit atje se nuk janë shqiptarë e se janë grekë… Mandej rezultati dihet…me dy gjenocide: atë të viteve 1920-22 dhe gjenocidi mbi çamët më 1945. “Lojrave shkencore” me gjuhën shqipe ne shqiptarët ua kemi parë sherrin më pas.
4. Lajmi edhe më i keq është se zonja e zezë e albanologjisë, Anila Omari, figuron në listën e profesorëve të katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Mynihut ku do bëhet fjalori për të cilin po flasim. Përzgjedhja e saj për të qenë pjesë në një ndërmarrje antishkencore e antishqiptare është aspak rastësi, por plan i menduar hollë.
5. Mbushja e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin “Ludwig Maximilians” të Mynihut me profesorë shqiptarë filoserbë që punojnë kundër gjuhës shqipe është tregues i qartë se po përgatitet një manipulim i madh shkencor kundër shqiptarëve dhe oguri më i keq për gjithë kombin tonë
Jemi pikërisht në kohën kur po përgatitet një “akt shkencor” (fjalor etimologjik) që jo vetëm nuk ka lidhje me shkencën e vërtetë, porse duket sëlargu një arritje e një linje ideologjike antishqiptare e cila ka punuar, ka kërkuar e po kërkon dhe ka siguruar dakortësinë e akademikëve shqiptarë të firmosin aktin më të ndytë, atë të mohimit ekstrem të pjesës më të madhe të leksikut të gjuhës shqipe dhe përcaktimin e tij si të huaj dhe duke i shpallur zyrtarisht shqiptarët, këtë popull me gjuhën më të parë indoeuropiane dhe me gjuhë orgjine për gjithë familjen gjuhësore i.e., si popullin me gjuhën më të thatë në botë e më të pakonsiderueshme.
PSE MENDOJMË SE FJALORI I RI ETIMOLOGJIK për shqipen i universitetit të Mynihut “Ludwig Maximilian” nuk duhet të hartohet:
Së pari: etimologjia krahasuese nuk është shkencë dhe nuk njeh parime (përveç parimit fonetik me të cilin abuzohet) dhe përfundimet e saj për etimologjinë e fjalëve dhe madje edhe të së njëjtës fjalë në autorë e gjuhë të ndryshme shpesh janë të kundërta, absurde, madje edhe për t’u tallur. Mungesa e arritjeve në etimologjinë krahasuese po i shpie “shkencëtarët” e kësaj lëmie në një dakortësi alogjike kolektive për “zbulimet” e “arritjet” e tyre “shkencore” të pangjara më ndonjë tjetër shkencë, aq sa duket se etimologjia krahasuese më së shumti është “shkencë ideologjike” për të vendosur supermacinë e disa gjuhëve mbi të tjerat dhe për të arritur përfitime politike. Për rrethanat e ballkanike loja me etimologjinë mund të paraqesë edhe rreziqe nacionale.
Së dyti: fjalori i ri etimologjik do mbështetet te vepra etimologjike e tre autorëve akademikë shqiptarë zyrtarë, që edhe ligjërisht nuk është shkencore. Pse nuk është shkencore vepra e tyre? Vepra “studime etimologjike në fushë të shqipes” e Eqrem Çabejit nuk ka kaluar në filtrin e oponencës shkencore dhe figuron pa recensent. Akademiku Kolec Topalli figuron si recensent i veprës etimologjike “marrdhëniet gjuhësore shqiptaro serbe” të Anila Omarit dhe kjo e fundit figuron si recensente e veprës “fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” të Kolec Topallit dhe kjo përbën një shkelje të rëndë në kërkimet shkencore duke i skualifikuar të dy në aspektin e besueshmërisë shkencore.
Së treti: zhvillimet shkencore në gjuhësinë shqiptare e në lëminë e etimologjisë me daljen e “teorisë së embriomorfemave” vërtetojnë se shqipja ka konturuar e plotësuar me leksik greqishten, latinishten dhe gjithë gjuhët e tjera i.e. dhe qartas njehësohet për nga vetitë e funksionet e saj si qendra e vetme dhe e padiskutueshme e familjes së saj gjuhësore e që njëherazi është familja gjuhësore më e madhe në botën e gjuhëve.
Si asnjë tjetër gjuhë në botë shqipja provon se zotëron pa mungesa e të plotë tabelën e embriomorfeve, e cila e shfaq atë (shqipen) si një organizëm të gjallë gjuhësor të kompletuar dhe e vetmja me kreativitet për të krijuar koncepte të reja gjuhësore e për të zbërthyer ato të vjetra, që sot cilësohen si mistere të pa çkodueshme për gjithë gjuhët e tjera veçmas shqipes. Në aspektin e krahësimit me gjuhët e tjera shqipja është gjuha e kompletuar dhe modeli gjuhësor i vetëm për të cilin kanë pasur nevojë të sendërtohen gjuhët i.e., të cilat në raportin e marrdhënies me shqipen ngjajnë të jenë plagjiatura gjuhësore të vet gjuhës shqipe.
Këto vlera të shqipes të zbuluara pak më herët e të bëra të njohura në këto 15 vitet e fundit, nuk merren në konsideratë as nga ASH e Shqipërisë e as nga Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiranës, institucione këto që duket se interesohen vetëm që shqipen ta paraqesin si kampionen botërore të huazimeve gjuhësore, sa dhe nxisin punën shkencore të doktorantëve të gjuhësisë për të gjetur sa më shumë huazime në gjuhën shqipe dhe denigrojnë e mbajnë larg çdo autor apo kërkues që provon shkencërisht se shqipja më së shumti është gjuha që ka dhënë në gjuhët e tjera.
Përkundër qasjes shkencore ndaj së vërtetës që ofron gjuha shqipe, si modeli më i qartë gjuhësor shkencor, ku mund të shihet e të provohet thjeshtësisht se krijimi i fjalës (fjalformimi) ndodh konform ca parimeve unike lehtësisht të perceptueshme brenda shqipes dhe pothuaj krejt të pamundura për t’u dalluar ndër gjuhët e prejardhura, të cilat kanë humbur kuptimet e embriomorfemave të lira dhe kësisoj kan humbur përgjithmonë mundësinë që nëpërmjet këtyre gjuhëve të zbulohet historia dhe mënyra e sendërtimit të konceptit gjuhësor (fjalës), ASH dhe Ak. e Stud. Albanologjike e Tiranës e fusin gjuhën shqipe në “lidhjen gjuhësore ballkanike” për ta paraqitur si një gjuhë të rëndomtë dhe për të prerë shpresën e çdokujt e përgjithmonë se nuk do diskutohet kurrë që shqipja është gjuha ndryshe dhe e vetmja në botën e gjuhëve, nga e cila mund të zbardhet misteri i formimit të fjalës dhe gjithë etimologjia e gjuhëve i.e. .
Futja dhe studimi i shqipes brenda “lidhjes gjuhësore ballkanike” përbën jo vetëm një krim shkencor, që fsheh faktin se shqipja nuk është vetëm një gjuhë, por në vetvete është edhe e vetmja shkencë gjuhësore prej së cilë fillon e duhet të fillojë studimi i gjuhës dhe i gjuhëve në gjithë aspektet e tyre e veçmas në linjën etimologjike, por ky krim shkencor ndaj shqipes synon të mbulojë përgjithmonë edhe të vërtetën historike se shqiptarët trashëgojnë më të vjetrën të mundshme gjuhë i.e. dhe se gjithë gjuhët e tjera i.e. kanë varësi të pakontestueshme prej gjuhës shqipe.
Kush i pengon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike të Tiranës të marrë në konsideratë për studim e diskutim vepra shkencore që ngrejnë e provojnë tezën se gjuha shqipe është zanafilla e familjes gjuhësore i.e.?! Pse dridhen frike dy institucionet e mësipërme nga teza e prejardhjes pellazge të shqiptarëve dhe pse janë kaq kategorikë akademikët tanë për mos ta përmendur qoftë edhe shkarazi këtë tezë?! A janë akademi shkencore ku diskutohet çdo tezë e hipotezë, apo janë burgu i të vërtetës?! A duhet të quhet akademi shkencash një institucion që nuk respekton parimin më moral shkencor: diversitetin e mendimit?!
ASH e Shqipërisë dhe ASA e Tiranës me kohë janë vënë në shërbim të antishqiptarizmës, sa ato, jo vetëm janë kthyer në një pengesë për shkencën dhe albanologjinë, porse me aktivitetin e tyre konform ideologjisë sllave ndaj kombit shqiptar e me synimin e qartë rrënimin e identitetit gjuhësor dhe etnik të shqiptarëve janë kthyer në rrezikun më të madh kombëtar dhe duke i shtuar kësaj edhe mbështetjen nga politikat qeverisëse e ardhmja jonë duket katastrofë e sigurt.
Këto dy institucione fillimisht janë krijuar për kërkime rreth historisë, gjuhës, identitetit kombëtar të kombit tonë dhe tash hapur deformojnë e fshehin historinë e shqiptarëve që nga antikiteti. Madje janë vet këto dy institucione që sulmojnë ashpër elementin më identifikues kombëtar tonin, gjuhën shqipe, sa kanë arritur të pranojnë se është gjuha më inferiore e me më shumë huazime në botë (93% e huazuar) dhe zor të mendosh se përfundimi i tyre ka lidhje me shkencën gjuhësore se sa ka lidhje me interesat serbe në botën shqiptare.
Mburoja që përdorin ASH e Shqipërisë dhe Ak. e Stud. Albanologjike e Tiranës sa herë përfliten publikisht për veprimtari antishqiptare, është heshtja. Heshtin sepse e dinë se çdo akuzë ndaj tyre është e vërtetë. Dhe heshtja e tyre vërteton se ata janë të tillë. Të sulmosh me pa të drejtë gjuhën e kombit tënd me synimin për të zhbërë kombin, përbën krim kombëtar dhe akt kriminal. Përgjithësisht, edhe krimineli nuk bën krim ndaj familjes së vet, sepse nuk është as në nderin minimal të kriminelit më të ndytë të përdhosë derën e nderën e familjes së tij. Edhe hajni më i rëndomtë vjedh larg lagjes së vet e nuk e vjedh shtëpinë e tij dhe nuk bën si akademikët e gjuhës sonë, që nën autoritetin e titujve vjedhin fjalët e gjuhës shqipe për me ua falur grekëve e serbëve, biles edhe në rastet kur këta të fundit nuk i pranojnë kategorikisht për fjalë të tyre.
Në rrethanat kur dy akademitë e Tiranës punojnë kundër kombit shqiptar, lind pyetja: mos ka ardhur koha që duhen djegur?
2

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.