TË MBROSH FËMIJËT ËSHTË HUMANE DHE E SHENJTË!

0
Nga:Zana Tako
Ligji i krijimit thotë: Zoti është Krijuesi, e gjithçka tjetër i përket vetëm Atij dhe fuqisë së Tij!
Veprimtaria e antizotit sot është më e qartë se kurrë. Kush ka sy le të shikojë, e kush ka veshë le të dëgjojë!
Fjalimet janë për ata që e kanë kokën bosh. Faktet zgjojnë nga gjumi, veprat të lenë pa gjumë. Sot njerëzit janë ndarë në kategori, të humbur dhe të qëndrueshëm. Pozicionimet janë pro dhe kundër rrymës. Dihet se me rrymën nuk është njëlloj si të notosh kundër saj. Jo të gjithë dinë not, jo të gjithë kanë dëshirë ta mësojnë atë, e aq më tepër të guxojnë të përballen me dallgë.
Zgjuarsinë njeriu e ka dhuratë, por kjo zgjuarsi është luftuar dhe po luftohet me të gjithë potencialin e saj. Kur duam kuptojmë, kur nuk duam nuk kuptojmë. Është e thjeshtë si teori, por e vështirë në të kuptuar, pasi lehtësia dhe vështirësia përbëjnë diferencën e mendësisë së njeriut.
Hapat e mëdhenj që e keqja po hedh me shpejtësi për të fituar terren në tokën e Zotit, tregojnë se fundi i saj është afër. Kjo e keqe e përbindshme kërkon shfarrosjen e racës njerëzore, e cila udhëhiqet nga dashuria që ka dhuruar në formën më të përsosur dhe të përplotë gjithçka në krijim, e kjo gjithçka është ajo që ne njerëzit duam, dashurinë, lirinë, besimin, ngrohtësinë, paqen, kujdesin, mëmësinë, lindjen, martesën, bekime me të cilat i madhi Zot na shpërblen çdo ditë nëpërmjet Frymës së Tij të Shenjtë. Këtë Frymë duan ta zëvendësojnë me një tjetër frymë, atë të frikës, të urrejtjes, të vëllavrasjes, të çrrënjosjes së dashurisë nga shpirti njerëzor, të mëkatit të cilit i venë një gur për t’ia varur në qafë çdokujt me emrin krijesë njerëzore, e me të të mburren se ia hodhën Zotit.
Çdo fallsifikim që përdoret në emër të dashurisë është mjerim për njeriun. Në emër të dashurisë sot përbindëshi i shpirtrave njerëzorë kërkon të ngadhnjejë, duke përhapur terror dhe frikë me sloganin “në emër të mbrojtjes së jetës”, kur jeta sot po luftohet me të gjitha format e saj.
Diktati i gjerë që përfshin mbarë njerëzimin, tregon lodhjen që e ka pushtuar të keqen që në embrionin e saj e deri më sot, ku e quan veten “fitimtare” në përdorimin më të shëmtuar të vendosjes së diktaturës diabolike kundër jetës njerëzore.
Të mbrosh jetën është detyrë e çdokujt, por të luftosh lirinë e jetës nëpërmjet dhunës për “mirëqenie” është shpartallim i logjikës së çdokujt që kërkon të kontribuojë qoftë edhe pa dashjen e tij, në favor të pikëve që numëron i ligu pas perdes dështake ku fshihet.
Referencat që i shërbejnë diktatit quhen manipulime jo të ligjshme. Kjo paligjshmëri është hallkë që zbërthehet nga kundërshtia mbarëpopullore.
Fëmijët quhen minorenë që nuk e përligjin detyrimin e kushtëzuar, që do të thotë: ligji nuk mund të anashkalojë detyrën e mbrojtjes së jetës së fëmijëve, nga dhuna që ushtrohet për të shtypur lirinë individuale dhe atë shoqërore. Dhuna dënohet. Përfitimi që vjen nëpërmjet dënimit të saj, është baras me formulimin e qëndresës ndaj saj në çdo kohë, pa dalluar sa manipulative janë format e përdorimit të saj.
Fëmijët janë krijesa që i shërbejnë shtimit dhe shumimit të popullsisë. Metabolizmi i tyre është formuar në atë mënyrë, që i bën rezistencë sulmit të çfarëdolloj mikrobi që gjendet në ambientet ku jetojmë dhe punojmë. Në këtë mënyrë, të forcosh imunitetin në mënyrë natyrale, është më e domosdoshme se ai në mënyrë dhe rrugë teknologjie apo mjekësie. Termat që hidhen dhe përdoren si në lojën e pingpongut, janë manipulative dhe jo shteruese. Fëmijët rriten të shëndetshëm në ambient të shëndetshëm, por kur ambienti ndotet nga teori dhe analiza që e dëmtojnë shëndetin e tyre, atëherë i lind e drejta çdo prindi të mbrojë me jetë çdo fëmijë që sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbrojtjen e prindit të tij.
Mbrojtja nuk është një shportë me lule që vyshken, por është detyrë humane dhe e shenjtë.
Përshkallëzimi i ngjarjeve që do të vijnë më pas, do të tregojë për të vërtetat e krijimit dhe për fundin e antizotit në krijim. Amen!
ZANA TAKO 17.09.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.