Xhevahir Spahiu
—Një përlë o poezise “xhevahire” Shqipe , që din të shkuruaj veç Xhevahiri –
Të jesh me ty
Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?
Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshtimën e kaltër,
limonët mbi krye,
peshkarexhat si zjarre të natës?
Të jesh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetes?
Të jesh me ty?
Të jesh me ty!