Gjosho Vasia meteor i humorit shqiptar. Është ky titulli i librit të autorit Pjeter Pepa. Libër i cili i kushtohet njërit prej gjigandve të humorit Shkodran e Shqiptar siç është Gjosho Vasia. Ky libër është promovuar në prani të intelektualve , dashamirsve , dhe familjarve të aktorit brilant Gjosho Vasia.Në një nga sallat me luksoze të qytetit Shkodër është promovuar libri : Gjosho Vasia meteor i humorit shqiptar. Organizator të këtij evënti kaq madhështor ishin shoqata atdhetare M.Madhe me kryetar z, Ilmi Kurti „Mjeshtër imadh“, dhe familjarët e të madhit Gjosho Vasia. Natyrisht në një aktivitet të tillë fjalën e kanë marrë për të shprehur konsideratën e tyre mjaft nga inteëlektualët e pranishëm, të cilët të gjithë kanë vlersuar artin e pa diskutueshëm të Gjosho Vasisë. Ndaj krahas kompozitorit mjeshter i Madhe Zef Çoba , apo Bujar Qamilit , Prelë Milanit e Lulash Brigja,e mjaft të tjerë. Të pranishmit i ka përshëndetur prefektja , njeherazi kandidate për kryetare e Bashkisë Shkodër Majlinda Angoni. Po kështu edhe profesor Sazan Guri teksa ka marre fjalen në këtë aktivitet promovues ka theksuar se „arma“ mjeshtërore e Gjosho Vasisë ka goditur mrrekullisht bukur dhe me efekt diktaturën komuniste në kohen kur ajo „lulëzonte“. Ndërkaq vlen tw ndalohemi tek fjala mjaft profesionale e pooetes dhe shkrimtares nga qyteti i Lezh՞s Prënda Sejdija , e cilatheksoj se realisht një artistë i përmasave si Gjosho Vasia ishte dhe mbetet , jo vetem një dashuri Shkodrane , por edhe Lezhjane edhe mbarë Shqiptare.Me tej ky aktivitet ka vijuar kështu me fjalët më pozitive që meriton një artistë i përmasave kombëtarë siç ishte Gjosho Vasia.