Punimet e riparimit në Urën e Bahçallekut do të vazhdojne mbrëmjen e së hënës, dt 17. 07.2023.
Pas vënies së shtresës së asfaltit, proces i kryer dy ditë pas fillimit të riparimit të urës të hënën e kësaj jave, në respektim të rregullave të procedurës teknike, (nivelimit të asfaltit në regjim pune për 2-3 ditë) punimet do të vazhdojnë të hënën e javës që vjen me vendosjen e fugave metalike.
Ky proces pritet të kryhet brenda dy javësh dhe punimet do të realizohen gjatë orëve të natës.