Qeveria “Rama 3” është betuar sot në Presidencë. Ministrat e rinj u betuan pa praninë e kamerave.Pas disa minutave në godinën e Presidentit të Republikës, kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me ministrat u drejtuan në grup në këmbë drejt kryeministrisë.Duke ecur në rrugët e Tiranës, qeveria e re ndaloi për disa sekonda në semaforin e kuq duke respektuar kalimin e automjeteve.