Intervenimi humanitar i NATO-s, në rastin e konfliktit të Kosovës, nuk do ndodhte pa këmbënguljen e SHBA-së, e cila tërhoqi dhe bindi shumicën e shteteve anëtare të NATO-s, derisa shumë pak i jepte rëndësi Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara në rastin e Kosovës.[1]Në fazën fillestare të bombardimit në NATO-s, ndaj Jugosllavisë, dominuan vetëm avionët dhe raketat amerikane, e cila i kishte të gjitha asestet qoftë të inteligjencës, vëzhgimit, luftës elektronike, shënjestrave, vlerësimit të dëmeve dhe menaxhimit të asesteve të betejës. Pra ishte vendi i vetëm i NATO-s, që kishte kapacitete të rëndësishme për lëshimin e një numri të madh të raketave kryqëzore, derisa Britania e Madhe kishte kapacitete të kufizuara që lëshoi një numër të caktuar nga nëndetsja. Pastaj SHBA ishte e pajisur dhe e trajnuar për gjitha kushtet klimatike për kapacitetet e sulmeve ajrore precize, prandaj ishte vendimtare edhe në fillimin e fushatës ajrore kundër Jugosllavisë, që ishte kohë me mot të keq.[2] Këtë e thekson edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që aleatët e NATO-s, për pjesën më të madhe të kohës shkaku i motit nuk kanë pasur aftësi të kryejnë operacione natën dhe gjatë kushteve të këqija klimatike.[3]Po ashtu SHBA, në shumë raste është thënë se ka vepruar edhe jashtë kordinimit dhe ombrellës së NATO-s, sidomos për sa i përket caqeve që ka bombarduar, e për të cilën e dëshmojnë edhe oficerët francez të NATO-s,[4] jo vetëm për sa i përket raketave kryqëzore, bombarduesëve të rëndë dhe avionëve ushtarak të padetektueshëm, pa i integruar brenda zinxhirit komandues të NATO-s, por edhe në disa sulme që SHBA i kreu pa u konsultu fare me NATO-n ose me Francën.[5] Vetëm pas bombardimit të Ambasadës kineze në Beograd më 7 maj 1999, edhe këto u integruan në kuadër të komandës së NATO-s, me qëllim të evitimit të ndonjë gabimi të mundshëm në të ardhmen.[6] Caqet e para të sulmuara në natën e parë të bombardimeve u përzgjodhën nga Shtëpia e Bardh, nga presidenti Bill Clinton, sekretari i mbrojtjes William Cohen dhe gjenerali Shelton.[7] Në këtë natë SHBA dhe Britania lëshuan 55 raketa Tomahawk Land Attack Missiles (TLAM-s), kundër 23 caqeve,[8] duke goditur në Prishtinë, në Batajnicë( bazën kryesore ajërore të Serbisë) dhe në Golubovc( ajroportin më të madh në Mal të Zi),[9] por edhe depon e municionit në Danilovgrad dhe caqet ushtarake në Radovac, Shipçanik, Ulqin.[10] Në Prishtinë u godit sistemi elektrik dhe barakat e ushtrisë jugosllave(Kosovski Junaci[11]), në Batajnicë dhe Golubovc u godit ajroporti dhe qendra komanduese.[12]Në vazhdimwsi gjatw gjithë Operacionit të Forcave Aleate, ishte vendimtar qwndrimi amerikan, në vazhdimin dhe dhwnijen fund të konfliktit të Kosovws.NATO raportonte se janë bërë 37.465 fluturime, prej të cilave 14.006 ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore dhe 10.808 ishin fluturime sulmuese.[13] Sekretari amerikan i mbrojtjes Kohen, më 20 korrik 1999, dëshmon në Komitetin për shërbimet e armatosura të SHBA-së, theksonte që NATO, në total ka bërë 37.225 sulme dhe fluturime mbështetëse.[14] Kurse në raportin e më vonshëm në Komitetin e shërbimeve të armatosura në Senat, theksonte sekretari amerikan i mbrojtjes se SHBA kishte bërë 24.000 fluturime luftarake.[15] Raporti britanik deklaronte që NATO, kishte bërë 38.004 fluturime, prej të cilave 10.484 ishin fluturime sulmuese, e që SHBA, ishte kontributori kryesor, kurse Britania thekson që ka bërë 1.008 fluturime sulmuese prej 1.618 fluturimeve në total të saj.[16] Kurse raporti final i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, në janar 2000, thekson se ishin bërë 38.000 fluturime, 1/3 e të cilave ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore.[17] Në të thuhet që NATO, kreu mbi 23.300 misione sulmuese kundër caqeve, ndaj plotë 7.600 caqeve që ishin fikse dhe pak më shumë se 3.400 caqe mobile.[18]Grafikoni 1. Të dhënat grafike, për përfshirjen e SHBA-së dhe Aleatëve të NATO-s, në Operacionin Forcat Aleate, në bombardimin e Jugosllavisë.Pra, SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve,[19] me rreth 70% të gjitha sulmeve kundër Jugosllavisë,[20] mbi 80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave kryqëzore.[21] Edhe George Robertson, në fjalimin e tij më 8 shtator 1999, theksonte që NATO, ishte e varur nga asestet e inteligjencës dhe fuqisë ajrore të SHBA-së.[22]Grafikoni 2. Numri i municioneve që SHBA dhe NATO, përdorën në bombardimin e Jugosllavisë.[23]Kostoja e kampanjës ajrore të SHBA-së si pjesë e NATO-s, dhe paqëruajtjes përfshirë edhe ndihmën refugjatëve gjatë qershorit 1999, ishte 5.05 miliardë dollarë,[24] kurse administrata e presidentit të SHBA-së, kishte kërkuar 6.57 miliardë dollarë,[25] e që shfyrtëzoi fondet emergjente për operim në Kosovë dhe në shpenzimet e tjera të mbrojtjes rreth 12 miliardë dollarë,[26] e që 3.6 miliardë dollarë për bombardimin nga 24 marsi deri në fund, 698 milion dollarë për plotësimin e raketave dhe municioneve me dirigjim preciz( PGM) dhe 335 milion dollarë për ndihma për refugjatët.[27] Për paqeruajtësit e SHBA-së, paraprakisht kostoja për vitin 2000, ishte 2.04 miliardë dollarë.[28]Kontributi i SHBA-së, është edhe më i madh, në bindjen dhe tërheqjen e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, për përfshirje në Operacionin Forcat Aleate dhe dhënijen fund të pushtimit serb të Kosovës, por edhe në avansimin e të drejtave të Shqipëtarëve në rajon. Duke gjetur Shqipëtarët një mbrojtës të vërtetë dhe jovetëm por edhe popujt e tjerë të nëpërkëmbur nga pansllavizmi rus, me vasalin e saj Serbinë( Jugosllavinë). Pastaj kontributi i SHBA-së, ishte i pallogaritshëm edhe në kundërshtimin e sektorit rus në Kosovë dhe ndalimin e coptimit të Kosovës nga prania e forcave ruse, pastaj në përcaktimin e statusit final dhe pavarësisë së Kosovës dhe në shtetëndërtimin. SHBA do edhe në marrëveshjen dy faqëshe që i ishte ofruar Millosheviqit më 2 qershor 1999, me rastin e kapitullimit të Serbisë SHBA-ja theksonte që do kishte 15% të forcave të KFOR-it në Kosovë.[29]Prandaj populli Shqipëtar, më në fund me ndihmën e SHBA-së arriti aspiratën për Kosovë të Lirë dhe të Pavarur, për ç’arsye thellësisht e përjetësisht jemi mirënjohës.Më:10.05.2021.Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 76.
[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17.
[3] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe 7.
[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.
[5] Les Enseignements du Kosovo, Alain Richard, Paris Ministry of Defense, Nëntor 1999,
www.washington/actu/kossovo/actualities/dossier/d36; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.
[6] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 65.
[7] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 22.
[8] “NATO’s War in the Balkans: A Preliminary Analysis,” Joel Hayward, New Zealand Army Journal, nr. 21, (21 korrik 1999): faqe 11; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.
[9] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88 ;
Brent Sadler, and Christiane Amanpour, “Airstrikes on Yugoslavia suspended, more attacks likely,” Carl Rochelle, CNN, 25 Mars 1999, http://www.cnn.com/WORLD/europe/9903/25/kosovo.strikes.01/ (qasur 28 dhjetor 2013).
[10] “Operation Allied Force: The First 30 Days,” Robert Hewson, World Air Power Journal, Fall 1999, faqe 16.
[11] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.
[12] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; “Bombs over Belgrade; Wave of NATO Air Strikes as Milosevic Remains Defiant,” Chris Gray and Boris Worrall, The Birmingham Post (United Kingdom), (25 Mars 1999), faqe 1.
[13] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 47.
[14] Prepared statement to the Senate Army Service Committee, July 20, 1999, faqe 4.
[15] https://www.congress.gov/congressional-report/107th-congress/senate-report/32/1?s=1&r=40;
[16] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 37.
[17] Po aty..
[18] Report to Congress Kosovo Operation Allied Force after-action report, faqe 87; The Lessons and Non-lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 43.
[19] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.
[20] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.
[21] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe. 5-6; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.
[22] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.
[23] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 64.
[24] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).
[25] “What the Supplemental Bill Does”, Robert Tomkin, Congressional Quarterly Weekly (22 maj 1999), faqe 1226-1229.
[26] Po aty.
[27] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, faqe 36.
[28] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).
[29] Po aty, faqe 57.