Prenda Sejdia
Destojevski ka thënë; “Kur ju pushoni së lexuari libra, atëhere keni pushuar së menduari”, ndaj autori i këtij libri Ndue Sanaj jo vetëm që nuk resht së lexuari, por as së shkruari.
Ashtu sikundër thonë se lumturitë nuk vijnë nga rehatitë tokësore, por vjen përmes vuajtjes ndaj e vlerëson si rreze dielli.
– Të frymosh si njeri është e zakonshme.
– Të kontribosh me frymën e Atdhe- dashurisë është hyjnore.
– Të jesh një jetë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë është gati në kufinjë e të paimagjinueshmes për shkak të vështirësive e sfidave të shumta.
– Ama toka jonë arbnore, lindi djem viganë që s’ju tremb syri as u lëvizi qerpiku dhe përballë vështirësive më të paimagjinueshme e, malet tona i patën djemt e burrat me këto tipare.
Ndonëse kohërat dhe situatat, sistemet mund të ndryshojnë por forca, guximi, trimëria e besimi se do ia dalë nuk ka mbarim.
– Tek lexon librin “KUJTIMET E NJË USHTARAKU ” nga autori Ndue Sanaj, me brendi mjaft interesante madje aq të detajuara dhe memorizuara sikur të kenë ndodhur orë më parë, dhe ky fakt e bën akoma më aktraktiv këtë tekst duke i dhënë librit premisat e një romani që ta ka ënda ta rilexosh pos që teksti është mjaft voluminoz e në fakt nuk mund të përmblidhej ndryshe një jetë me ecejaket e saj.
E megjithëse ky libër sjell aq shumë kujtime të detajuara e realitet ku mjaft histori e brendi të çmuara trajtojnë traditën e pasur ushtarake pasi fillimet janë që në antikitet si p.sh ushtritë ilire si më të shquarat e kohës qoftë në strukturë a në funksion të paqes.
Në shekujt Vl- IV p.e.s, sistemi ushtarak përfshinte meshkujt e moshës 17- 20 vjeç e në kohë lufte kishin detyrim meshkujt e moshës deri në 60 vjeç.
Në këtë libër gjenden të përshkruara periudha e pushtimit vendit nga Perandoria Osmane dhe zhvillimet e detajuara në vitet 1443- 1468, apo detajet që jep për mbrojtjen ushtarake të pashalleqeve gjatë viteve 1771- 1832, kur pashalleku i Shkodrës sundohej nga Mustafa Bushati, numri arriti në 60.000 ushtarakë.
Apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit një pikë kulmore e historisë së Shqipërisë është edhe për forcat e saj të armatosura pasi aso kohe në rrezik ishte egzistenca e vendit.
– Lidhja krijoi një ushtri vullnetare me 70.000 forca ushtarake dhe 380 batalione në Veri të Shqipërisë dhe me 100 batalione në Jug.
Megjithëse përpjekjet ishin të herëpas’hershme shumëçka u zbeh deri në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.
Në këtë tekst gjenden të dhëna për Kongresin e Lushnjës më 1920, qeverisjen e mbretit Ahmet Zogu, Lufta e Dytë Botërore Komandanti i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Enver Hoxha, duke përshkruar gjithashtu gjeografinë e kontinenteve të Forcave të Armatosura, në mbeshtetje të paqes, sigurisë e prosporitetit që kaloi kufinjtë e rajonit Ballkanit për t’u shtrirë tej kontinentit në proceset integruese të FA dhe antarësimin në Nato që në Prillin e 2008 e mori në Samitin e Brukselit.
– A nuk është ky kapitull një përmbledhje e bukur dhe hulumtuese apo njohje e mirë e historisë ushtarake ndër shekuj e deri në ditët tona duke përshirë ngjarjet më historike të mbrojtjes.
Padyshim që ka dhe të tjerë, por Ndue Sanaj dua ta quaj si rilindasin e fundit i cili ka pasuruar mjaft bukur e plot finesa trashëgiminë e këtij lloji historiko- letrarë.
Fuqia medituese kreative e autorit nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjithë këtyre informacioneve burimore ku shtjellon në tekst mjaft mirë problemet estetike por vën edhe lidhjet e mardhëniet recoproke të cilat duken vetëm së jashtmi dhe realiteti të ndodhur, duke e sjellë të qartësuar si gjenialitet i mendimtarit.
Pra, brenda artit letrarë është krijuar në mënyrë harmonike kjo vepër mjaft e rëndësishme dhe e denjë për frymën inovatore të këtij stili e cila i shërben kulturës tonë kombëtare.
Në këtë libër gjenden tema mjaft interesante, përfshi histori, bisedime, ngjarje, rrëfime proceset demokratike, etj.
Sjell disa nga temat që më kanë bërë shumë përshtypje;
– PAK HISTORI
– NË AKADEMINË E SHTABIT PËRGJITHSHËM
– KOMANDANT BATALIONI DHE SHEF SHTABI Br8S
– NË SHTABIN E DIVIZIONIT SHKODËR
– FILLIMI I PRICESEVE DEMOKRATIKE
– ZHVILLIMI I NGJARJEVE 1997
– MBYLLJA E JETËS USHTARAKE.etj.
Në vitin 1968, udhëheqja e asaj kohe i bënte sfida njërës nga fuqitë më të mëdha të kohës si Bashkimit Sovjetik, traktatit më ushtarak e më të njohur të kohës siç ishte “Traktatit Varshavës”, dhe udhëheqja e asaj kohe plot patriotizëm, ishte shumë e vendosur në idealet e saj dhe nuk e ulte kurrizin as para superfuqive më të mëdha.
Ishte realitet.
Me atë akt të madh patriotizmi shteti shqiptarë jo vetëm që i bëri një akt shërbimi patriotik vendit por, edhe shteteve anëtare të NATO- s.
Gazeta “New York Times”, Erik Matgollis më 1982, për ato momente të muajit Shtator 1968 shkruante;”Shqipëria aty ku po luhet me ekuilibrin e fuqive të mëdha “Lindje- Perendim:.
– Sipas gazetarit Bedri Islamit, tek artikulli ” “Mes Ahmetit e Enverit” botuar tek gazeta DITA datë 11 Gusht 2017, për figurën e Enver Hoxhës, analisti e gazetari italian Montaneli, që edhe pse e urrente Enverin shkruante;
– Shqipëria në fakt, nuk kishte qënë kurrë e bashkuar, as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Enver Hoxhën, i cili arriti atë që nuk arriti dot as Gjergj Kastrioti.
Ndoshta është më mirë mos të hetohet si i bashkoi, se kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të qe një Fuqi e Madhe”.
A nuk të ngjan shumë luftarak ndonëse gjak ftohtë autori që ruan e mbledh esencë në thellësi të kujtesës detajet edhe më pikante ndër dekada e shekuj dhe i sjell kaq freskët në faqet e librit.?!
Gjithashtu shton vlerat atdhetarizmit, forcës brendshme shpirtërore, fuqisë patundshme të pushtetit, e duke nxjerrë në pah luajalitetin objektiv e subjektiv, me ndikim ndërkombëtare me qëndrime brenda shpjegimit idealist dhe pa maskë, duke e sjellë në krijimtari estetike, historiko- letrare, që iu nënshtrua edhe ligjeve specifike të kohës.
Ndaj duket qartë në kontekst idealizmi subjektiv i tipit pozitiv dhe estetik rindërtohet mbi baza teoriko- filozofike por edhe qëllim ekstremist të idealizmit.
Me interes për këtë vepër êshtë pasqyrimi i rrjedhimeve që autori rendit në kohë pasi një pjesë e madhe vjen si dëshmi okulare e vet autorit pasi është dhe figura kryesore në vepër duke qënë përherë i thellë posaçërisht në mendim.
Në letersinë shqipe flitet për fuqinë individuale krijuese, komponent që flet për prirjet, synimet dhe mundësitë e letersisë poashtu.
Autori ka zgjedhur mjaft detaje të elementeve në tërësinë e atmosferës së rrëfimit që e karakterizon, i karakterizuar ndaj së kaluarës historike.
Nxitet nga të dhëna dhe të vërteta të rëndësishme e madje dhe madhështore nga e kaluara ku trajta e fakteve sipas magjinatës krijuese te shkrimtari shndërrohet në tërësi unike, por autori nuk e ndjen anulimin e distances kohore duke u përpjekur të jetë realist në logjikën e rrethanave konkrete dhe thelbësore që ruan këtë madhështi, ndaj është i motivuar me vizionin e idealeve.
Ishte kultivuar një mendim i gabuar deri në udhëheqje të ushtrisë se “ata që janë në provinca pavarësisht detyrave që kishin” nuk kanë nivel të lartë drejtimi dhe nuk mund të krahasohen me ata të qytetit.
Ky mendim i gabuar bënë që Ndue të transferohej në Shkodër por me ulje në detyrë, madje me detyrë mjaft të ulët se para se të trasferohej në Kukës, Has e Krumë në detyrën e Komandantit të Brigadës 65 të Këmbësorisë (Br65K), ndaj Ndue bëri pregatitjet e asaj metodike duke futur në punë serioze gjithë anëtarët e shtabit e armët e shërbimit Divizionit e duke përfshi Degën e Sigurimit të cilët e mbanin veten mbi tē tjerët.
Me zhvillimet e ditëve që vijuan Ndue ju tregoi se si provincialët mund të operojnë edhe në kushtet më të vështira pa rënë pre e nëpërkëmbjeve të askujt dhe ligjit jo e jo, kjo falë pregatitjes profesionale por dhe zgjuarsisë natyrale që karakterizohen malësorët tanë.
Natyra individuale krijuese e autorit mbështetur mbi të dhëna faktike ndër të tjera vërehet kapërcimi i pengesave, madje duke ju bërë sfidë thashethemeve e jo vetëm, pasi secilën betejë të rëndë si në mikro a makro kontekst, gjen motivet qoftë në planin e brendshëm apo në planin e raporteve të jashtme të cilat hedhin dritë të re mbi përgjegjësitë.
Ndaj autori ndriçon çdo betejë me një gazmend të ri duke mos humbur ritmin në të cilën po ashtu mund të gjenden mjaft elemente autobiografike ama ato sikur shkrihen në tërësinë e kësaj vepre dhe me mjaft sukses realizohet bukur artistikisht.
Por, dhe si profesionist i aftë e dëshmuar qartë nga koha e madje në mënyrë dinjitoze.
Autori nuk mund të mos ketë shumë nostalgji për gjithë vitet e shkuara, një jetē aktivitet pasi nuk është e vështirë që në këtë vepër të konstatosh emocionet estetike që i lidh me fenomene të madhërishme pasi është shumë ndryshe po të bësh krahasim të emocioneve që lindin kur përceptojmë fenomene thjeshtë të bukura, ndaj të përkuarit e së madhërishmes me të bukurën që hasim në këtë libër, pasi tërësia e tij të drejton tek vlerat pozitive estetike dhe na fal kënaqësi.
Lexuar çdo faqe nga libri e trajtuar me kujdes çdo fjalë shihet delikatesa e autorit që godet fenomenet, trajton ngjarjet, vlerëson situatat, pranon e korrigjon gabime a neglizhime, duke përcjellë shumë mesazhe për brezat përmes imazheve të shumtë që gjenden mundësisht edhe me ilustrime fotosh dhe emrash.
Krijuesi i këtij libri sikur vetësakrifikohet pasi nga vetja ka nxjerrë produkte të vlefshme prej mjeshtri por ua përcjell gjeneratave këtë arkivë të shpirtit autorit, pasi dhe princip ka parimet.
Ai ndonëse i ka përjetuar në jetë, bën lexuesin t’i përjetojë në lexim, edhe si proces krijues edhe si ndodhi, gjithçka vjen kulluar si perla të shpirtit autorit dhe ndodh shkrirja e floririt nga skoriet gjatë përpunimit, dhe i sjell në miniaturë këtë përmbledhje kujtimesh.
Uroj që mesazhet e vyera që dalin nga ky libër të përçohen tek brezat me madhështinë e kohës ngarkuar xhevahire.
Uroj shumë dritë e refleksione autorit të librit e sa më lehtë për lexuesin e gjërë.
Udhë e mbarë librit.
Lezhë 31 Maj 2023