Puthja e parë, dashuria e parë – a janë përgjithësisht ashtu siç ushqejnë të rriturit fëmijët përmes përrallave? Kur princi i kaltër puth vajzën e varfër dhe prej buzëve të tyre shpërthejnë xixa apo lule, a ndodh vërtet në realitet kjo?! Zhgënjimet e para kur i provojmë për herë të parë gjërat në jetë, na vijnë nga mungesa e sinqeritetit të të rriturve. Dhe e keqja më e madhe është që vazhdojmë me skemën që zë rrënjë në kokën tonë, se dashuria e parë nuk harrohet, se vetëm një herë dashurohet në jetë, se ndarja është fatkeqësi apo miti i dashurisë së përjetshme që nuk na lejon të kënaqemi e t’i përkushtohemi ndjenjës që na sjell momenti në jetën tonë të përditshme. Dashurinë e kemi pronë tonën, dhuruar prej Zotit pa kursim – ndaj edhe pse na dhembin, nuk duhet të na frikësojnë as ndarjet, as humbjet në jetë. Mjafton, që kur ndihemi të vetmuar, ta ndriçojmë atë ndjesi që rri në terr, duke hapur dritaret e mendjes e të shpirtit
Me 4 gocat kinge: Fatmën, Kristën, Olesian, Tean, që më bënë të harroj se ishim para kamerave Goca&Gra – Top Channel (ritransmetim sot në darkë)