Këtë të premte në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka marrë titullin ”Doctor Honoris Causa”. Për çmimin e akorduar nga Universiteti privat, në ceremoninë e pritjes kishte dhe të ftuar, mes tyre dhe personazhe të botës politike dhe jo vetëm. Në radhë të parë, ishte vendosur kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga ish-kryeparlamentar Gramoz Ruçi dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.Në rresht të dytë ishte ulur Grida Duma, e cila la mandatin si deputete për drejtimin e emisionit “Top Story”. Krahas saj ishte vendosur, ish-ministri i Turizmit dhe sekretari organizativ, Blendi Klosi.Grida Duma duket se ishte e vetmja “demokrate” e pranishme. Ndoshta ftesa i ka ardhur nga universiteti, e ndoshta dhe nga vetë Abazoviç, i cili vetëm pak javë më parë dha një intervistë për emisionin e saj. Kur la mandatin, Duma në fjalin e fortë përmendi edhe sulmet nga ana e Ramës.