Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 2 prill konkurojnë dy kandidatë me profil të ndryshëm politik, njëri me përvojë politike 34 vjeçare, ndersa tjetri nga një parti jashtë parlamentare, dukuri e panjohur deri tash në pluralizëm, por me mundësi të mëdha të zgjidhet president sepse ka mbeshtetje nga partitë tjera, të cilat janë pjesë përbërëse te shumicës parlamentare nga zgjedhjet e mbajtura me 30 gusht 2020
Nail Draga
Në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën me 19 mars, ku morën pjesë 7 kandidatë, sipas KSHZ në xhiron e dytë do të garojnë presidenti aktual M.Gjukanoviq (DPS) i cili fitoi 119.673 vota (35.37%) dhe J.Millatoviq(Evropa tash) 97.858( 28.92%). Ndërsa kandidatët tjerë fituan: A.Mandiq(DF) 65.386 vota(19.32%), A.Beçiq (DMZ) 37.562(11.10%), D.Vuksanoviq-Stankoviq(SDP) 10.669(3.15%), G.Daniloviq(UCG) 4.652(1.38%) dhe kandidati i pavarur J.Raduloviq 2.574(0.76%).Të drejtë votimi kanë pasur 542.154 qytetarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 350.231(64.06%). Të dhënat e tilla dëshmojnë se kemi rritje për 2%, në krahasim me vitin 2018 sepse atëherë në zgjedhje kanë marrë pjesë 62% e qytetarëve me të drejtë vote.
Dilema për kandidatin e dytë
Në sajë të parashikimeve për zgjedhjet presidenciale nga shtatë kandidatët konkurent se kush do të jetë kandidati i parë ishte e qartë se ai do të jetë presidenti aktual M.Gjukanoviqi, por dilema ishte kush do të jetë kndidati i dytë i cili do të jetë rival në xhiron e dytë e cila do të mbahet me 2 prill. Dhe një dilemë e tillë u hoq pasi u shpallën rezultati i votimit, ku në vend të parë ishte M.Gjukanoviqi me 35,3 % të votave, ndërsa i dyti ishte J.Millatoviqi me 28.9 %. Ishte kjo një befasi sepse analistë të ndryshëm përparësi i kanë dhënë A.Mandiqit, duke marrë parasysh përvojen politike dhe infrastrukturën partiake, ndërsa nuk është nënvlerësuar as A.Beçiqi. Ishin këto tre kandidatët me të mundshëm për vendin e dytë, pasi pothuaj çdo kush e kishte te qartë se vendi i parë ishte rezervuar për M.Gjukanoviqin. Madje ka pasur edhe deklarime se ai mund të fitojë shumicën e nevojshme në xhiron e parë të zgjedhjeve, duke harruar se në skenën politike në Mal të Zi, kemi evoluime nga zgjedhjet parlamentare te 30 gushtit 2020.Zgjedhjet presidenciale dëshmuan se kemi pasur zgjedhje të lira si vendet demokratike, që është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët qe kanë vendosur lishëm se për cilin kandidtë të votojnë. Një veprim i tillë siç duket është rezultat i zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 kur për të parën herë u ndërru pushteti në Mal të Zi.
Kryeqyteti barometër i fitorës
Në çdo vend demokratik si për zgjedhjet lokale, parlamentare e ato presidenciale rol të veçantë luan procesi i votimeve në kryeqytet.Me këtë rast cekim se sipas të dhënave të publikuara nga KKZ për kryeqytetin në Podgoricë, ku të drejtë vote kanë pasur 143.608 qytetarë, më tepër është votuar për Milatoviqin 37.743 vota, ndërsa për M.Gjukanoviqin 30.447 vota, nga del se J.Milatoviqi ka fituar 7.300 vota më tepër së M.Gjukanoviqi. Ndërsa kandidatlt tjerë kanë marrë këto vota: A,Mandiq 16.117 vota, A.Beçiq 10.232, D.Vuksanoviq-Stankoviq 2.686, G.Daniloviq 1.482 dhe J.Raduloviq 717 vota.
Shqiptarët dhe boshnjakët ishin të pa motivuar
Të dhënat për daljen e qytetarëve në votime sipas komunave me 19 mars, del qartë se në ato mjedise ku popujt pakicë janë shumicë kanë pasur dalje të ulët në votime. Fjala është kryesisht për shqiptarët dhe boshnjakët, ku të dhënat sipas komunave e dëshmojnë një konstatim të tillë. Kështu në Ulqin në zgjedhje kanë dalur 36.48%,të qytetarëve më të drejtë vote, Guci 30.12% , Petnjicë 37.71%, ndërsa përjashtim bën komuna e Tuzit me 49.94%.Një veprim i tillë mund të shpjegohet nga mungesa e motivimit personal të qytetarëve por edhe çështje tjera qe kanë ndikuar në refuzimin në votim, duke marrë parasysh se roli dhe funksioni i presidentit nuk ka qenë vendimtar në të kaluarën në çështjet zhvillimore në mjediset përkatëse, andaj një pjesë e tyre atë ditë kanë qendruar në shtëpi, ndërsa pjesëmarrja në votim me 2 prill sipas të gjitha gjasave do të jetë më e lartë.
.Presidenti nga partia jashtëparlamentare(!)
Nuk ishte befasi mbeshtetja e J.Milatoviqit sepse ata përfaqësojnë një forcë të re politike pa komplekse dhe pa hipoteka nga e kaluara. Ata iu kanë premtuar qytetarëve paga dhe pensione më të mëdha, ku një veprim i tillë ka pasur jehonë pozitive të qytetarët. Dhe një jehonë e tillë ndikoi në reflektimin pozitiv të qytetarët, sepse për tridhjetë vite kanë qenë peng nga politika autokratike e një individi dhe një partie politike(DPS). Pikërisht një qasje e tillë është kapital politik për J.Milatoviqin, në zgjedhjet e 2 prillit që do të mbeshtetët edhe nga subjektët dhe koalicionet tjera politike, qe janë deklaruar publikisht.. Nëse analizojmë të dhënat numërike të 19 marsit del qartë se J.Milatoviqi . ka përparësi të madhe për të qenë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi, sepse ka mbeshtetje nga pjesëtarët e koalicionit nga shumica parlamentare e vitit 2020 të cilëst së bashku kanë fituar 60% e votave.President apo në pension politikNga ana tjetër presidenti aktual i Malit të Zi, M.Gjukanoviqi, ndonës ka përparësi prej 6%, ndaj kundërkandidatit, ai do ta ketë të vështirë të realizojë objektivat sepse kemi të bëjmë me një diferncë të madhe votash. Por, nga ana e DPS-it llogarisin në votat e atyre qytetarëve qe kësaj here nuk kanë votuar, e në veçanti të shqiptarët dhe boshnjakët por edhe të diasporës. Sidoqoftë do të kemi një ditë zgjedhore dinamike, e cila do të vendosë për kryetarin e ardhshëm të Malit të Zi, ku ka gjasa qe për të parën herë kryetari të mos jetë nga partia parlamentare(DPS), por nga ajo jashtë parlamentare(Evropa tash).Nëse partitë politike mbajnë qendrimin se në xhiron e dytë do ta mbeshtesin J.Milatoviqin si dhe duke marrë parasysh animozitetin e tyre ndaj M.Gjukanoviqit atëherë fitorja e tij nuk mund të vëhet në dyshim.Nga ana tjetër edhe presidenti aktual M.Gjukanoviqi shpreson se do të arrijë për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se kundërkandidati ka mbeshtetje nga partitë tjera parlamentare të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, ne politikë mund të ndodhin edhe përmbysje të tilla ndonse janë të rralla, andaj mbetet të pritet dita e votimit përkatësisht shpallja e rezultateve, ku nëse presidenti aktual humb zgjedhjet ate e pret pensionimi politik.
Test për zgjedhjet parlamentare
Në sajë të ingerencave kushtetuese presidenti i vendit M.Gjukanoviqi me 16 mars me dekret shpërndau parlamentin dhe një ditë me pas caktoi daten e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen me 11 qershor të këtij viti. Një veprim i tillë ishte i imponuar sepse shumica aktuale parlamentare edhe pas 90-të ditëve nuk arriti të formojë qeverinë nga ana e M.Lekiqit, andaj vendosi të dekretojë shpërndarjen e parlamentit. Një veprim i tillë ishte befasi për disa parti parlamentare e në veçanti për qeverinë, sepse kanë menduar se në këtë amulli politike do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se ishte qeveri në detyrë, e cila ka humbur votbesimin nga muaji gusht i vitit të kaluar. Por, janë pikërisht zgjedhjet presidenciale ata qe do të definojnë shumë çka në skenën politike në Mal të Zi, ku Lëvizja politike “Evropa tash” siç duket do të jetë risi, duke sjellur një frymë të re e cila do të dekompozojë skenën politike. Themelimi i tyre para një viti dhe rezultati i papritur në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022 duke fituar pushtetin lokal në kryeqytet(Podgoricë) dhe tash në zgjedhjet presidenciale, ku kanë arritur të marri rreth njëqindëmijë vota paraqet rast të panjohur në kohën e pluralizmit në Mal të Zi.Nuk ka dilemë se pas zgjedhjeve presidenciale me 2 prill, do të kemi të qartë shumë çka sa iu përket edhe parashikimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
(Mars 2023)