Presidenti Meta-Garant kushtetues dhe mbrojtes i interesave te vendit

0

Prof. Lisen Bashkurti

Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta i ka derguar komunikimin institucional ne Ministrine e Evropes dhe Puneve te Jashtme per kerkesen e kesaj te fundit per pajisjen me autorizimin per plotfuqishmerine per negociatat me Greqine lidhur me marrevedhjen per delimitimin e kufirit detar dhe rregullimin e atij territorial midis dy vendeve. Me kete komunikim institucional Presidenti Meta permbushi detyrimin e Tij kushtetues dhe ligjor.

Pervec komunikimit institucional Presidenti Meta doli edhe publikisht per informimin e opinionit mbare shqiptare dhe me gjere si dhe te mediave. Me kete komunikim Presidenti Meta permbushi nje detyrim publik per informim e transparence lidhur me ceshtje te interesit te larte shtetetor.

Ne kushtet kur ekzekutivit i ka munguar dukshem komunikimi transparent e permanent publik e mediatik per gjithe procesin e negociatave me Greqine per ceshtjet madhore midis dy vendeve, dalja publike e Presidentit Meta e plotesoi kete vakum informativ per publikun dhe median.

1. Garanti kushtetues

Se pari, ne komunikimin me Ministrine e Evropes dhe Puneve te Jashtme dhe me opinionin publik dhe mediatik Presidenti Meta eshte mbeshtetur ne menyre bazike te Kushtetuta e Republikes se Shqiperise lidhur me funksionet e Presidentit te Republikes.

As me shume dhe as me pak, pra pa tejkalime dhe pa mangesi Presidenti Meta u paraqit ne lartesine e shtetarit qe mbron aktin me te larte publik-Kushtetuten e Republikes.

Se dyti, per vete specifiken e precedentit te rastit te negociatave Shqiptaro-Greke per delimitimin e kufirit detar Presidenti Meta iu referua edhe vendimit te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise te vitit 2010 per hedhjen poshte te marreveshjes se firmosur midis qeverive te te dy vendeve te asaj kohe.

Per Presidentit e Republikes, z. Ilir Meta, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese te vendit te vitit 2010 per hedhjen poshte si anti-kushtetuese te marreveshjes per delimitimin e kufirit detar Shqiperi-Greqi te firmosur nga qeverite e dy vendeve te asaj kohe perbejne “vijen e kuqe” pertej te ciles nuk mund te veproje askush.

Mbeshtetja tek Kushtetuta e vendit dhe tek vendimi i Gjykates Kushtetuese te vitit 2010 per kete ceshtje jane garancia e plote per rolin e Presidentit per mbrojtjen e Shtetit Shqiptar dhe rendit te tij kushtetues. Me shume dhe me qarte se cdo paraardhes i tij ne ate zyre Presidenti Meta shpaloset konsultativ, i qarte, i sakte dhe i vendosur per te luajtur rolin e Kryetarit te Shtetit.

2. Mbrojtes i ligjit

Komunikimi i Presidentit Meta me Ministrine e Evropes dhe Puneve te Jashtme dhe opinionin publik dhe mediatik paraqiti disa kerkesa permbajtesore dhe proceduriale edhe ne ceshtje te politikes se jashtme dhe diplomacise shqiptare.

Kerkesat permbajtesore per politiken e jashtme kane te bejne me informimin e Presidentit mbi projekt-marreveshjen, parimet, strategjine, objektivat, prioritetet, opsionet alternative, avantazhet dhe disavantazhet e cdo opsioni te mundshem dhe konseguencate tyre per interesat e vendit.

Keto elemente teresisht permbajtesore duhet te jene ne tryezen e Presidentit per shkak te rendesise kapitale si dhe per te evituar devijimet nga kurthet qe mund te sjellin negociatat. Kjo kerkese e Presidentit eshte e drejte ligjore e tij qe nuk lidhet me asnje paragjykim.

Lidhur me kerkesat permbajtesore Presidenti i Republikes, z. Meta i ka kerkuar Ministrise se Evropes dhe Puneve te Jashtme edhe nje relacion te hollesishem per cdo gje qe lidhet me negociatat. Ky relacion nevojitet per t’i dhene informacion shtese Presidentit edhe pertej projektit te draft-marreveshjes se pales Shqiptare.

Nga pervojat e kaluara kemi mesime te hidhura ne procese negociuese per shkaqe te ndryshme. Nisur nga keto pervoja Presidenti kerkon relacion te gjere dhe te detajuar pervec draft- marreveshjes. Edhe kjo kerkese e Presidentit Meta eshte teresisht ligjore.

Kerkesat proceduriale te Presidentit Meta lidhen me formatin e ekipit negociator. Ne kete aspekt Presidenti Meta ka kerkuar tre elemente shume te rendesishem dhe plotesisht te drejte.

Se pari, zgjerimi i bazes se institucioneve qe duhet te kene perfaqesues ne ekipin negociator, duke perfshire institucione shtetetore, institucione qeveritare, sigurie, ekonomie, akademike e profesionale. Kjo kerkese eshte shume e drejte, sepse diktohet nga permbajtja e negociatave, peshen politike dhe ekspertize te se ciles nuk mund ta mbaje nje numer i kufizuar institucionesh dhe nje numer i paket ekspertize.
Se dyti, Presidenti ka kerkuar qe te informohet edhe nominalisht lidhur me ekipin negociator. Edhe kjo kerkese eshte shume e rendesishme dhe e drejte. Teoria dhe praktika e negociatave jep mijra raste suksesesh dhe deshtimesh per shkak te individeve negociatore.

Historia, teoria dhe praktika e negociatave mijra vjecare deshmojne se jo cdo i votuar ne politiken e brendshme mund te suksesoje ne politiken e jashtme; jo cdo titullar i Ministrise se Jashtme mund te jete negociues i zoti; jo cdo diplomat zyrtar mund te njohe teknikat e pafund e plot kurthe te negociatave; jo cdo individ gezon besueshmeri atdhetare, integriteti dhe profesionale per te perfaqesuar vendin ne tryeza negociatash nderkombetare.

Se treti, Presidenti Meta kerkon berjen publike te ekipit negociator. Berja publike e ekipit negociator eshte kerkese e norme e diplomacise publike ne vendet e shoqerite demokratike. Ne kete aspekt, me te drejte Presidenti Meta le te hapur shtegun dhe per konsultime apo angazhime te ekspertizes se huaj.

3. Kontribues per fqinjesine e mire dhe mbare rajonin

Ne letren drejtuar Ministrise se Evropes dhe Puneve te Jashtme si dhe ne komunikimin publik dhe mediatik Presidenti Meta ka percjelle mesazhe te qarta dhe pa ekuivok ne mbeshtetje te rendesise te dialogut politik e diplomatik per zgjidhjen e problemeve midis vendeve.

Presidenti Meta ka cmuar ne menyre te vecante e me tone dashamirese zhvillimin e marredhenieve Shqiptaro-Greke per dy vendet dhe mbare rajonin. Z. Meta publikisht dhe me nje gjuhe te zgjedhur diplomatike shprehu respektin e vleresimin per Kryeministrit Grek, Cipras ne marredheniet midis dy vendeve.

Komunikimi i Presidentit te Republikes, z. Ilir Meta me Ministrine e Evropes dhe te Puneve te Jashtme dhe dalja e tij per komunikim publik e mediatik lidhur me procesin e negociatave Shqiptaro-Greke per delimitimin e kufirit detar, zgjidhjeve te aspekteve te kufirit territorial e ceshtjeve te tjera erdhi si permbushje e detyrimeve kushtetuese, ligjore dhe pergjegjesive politike te tij ndaj Shtetit Shqiptar dhe interesave publike. Gjithashtu komunikimi institucional e publik erdhi mbas nje procesi konsultativ me personalitete te larta politike, publike dhe profesionale.

Nga ana tjeter, kerkesat e Presidentit Meta te parashtruara ne komunikimin institucional dhe publik synojne gjitheperfshirje me te madhe dhe transparence me te plote ne ceshtje te politikes se jashtme dhe diplomacise shqiptare, si parime te rendesishme te politike- berjes dhe vendim-marrjes te modelit te qeverisjes Evropiane.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.