PREFEKTURA  SHKODËR  INFO RRETH SITUATËS SË KRIJUAR NGA KUSHTËT ATMOSFERIKE

0

 Vijojnë reshjet e shiut në menyrë intensive në Ultësirën e Shkodrës duke rënduar situatën në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana e Malit Shkoder. Sipas treguesve hidrometik kemi një rritje të niveleve të lumenjve LumiBuna LumiDrin ndërsa Lumi Kir ka prurje të konsiderueshme. Në vijim të raportimeve zyrtare nga KESH kemi një ulje të shkarkimeve me një minimum 400m3/sec. Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet rreth 3000Ha.Bashkia Shkoder.Në Njësinë Administrative Ana e Malit rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta dhe niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar dhe ka prezencë uji me mbi 130-150 cm si dhe 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Nga Reparti Ushtarak Vau Dejës gjatë ditës sotme janë angazhuar mjete në mbështetje të Bashkive, Obot 7 forca, 1 mjet i kalushmerise se larte dhe 2 motovarka, ne fshatin Gorice 3 forca dhe 1 mjet i kalushmerise se larte. Në Dajç 10 forca, 2 mjete dhe 1 motovarke.Bashkia Pukë.Nuk kemi probleme të emergjencave civile pavarësisht reshjeve të shiut që vazhdojnë edhe ditën e sotme.Bashkia Malesi e Madhe Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje tē dendura shiu dhe dëbore.Tamarë- Vermosh drejtimi nga Tamara eshte e hapur deri ne gropat e Selces, ndersa nga drejtimi Vermoshit aksi i hapur deri neQafë Bordoleci.Sot po punohet per hapjen e gjithe aksit.Aksi Okol- Qafthore gjate dites djeshme eshte 100m ne drejtim Qafthores, nderkohe qe po vazhdon hapja e bores se rene gjate nates.Bashkia Vau Dejës;Ne Njesine Administrative Hajmel kemi me siperfaqe tokash bujqesore nen uje dhe gerryerje te perrenjve.Bashkia Fushë- Arrëz;Situata eshte e qete. Ndonëse vazhdojne rreshjet e shiut dhe kemi shkarje te gurëve dhe dherave ne rruget rurale nuk raportohet per problematika ne qarkullimin e mjeteve. Eshte bere e mundur rikthimi i energjia elektrike ne te 2 fshatrat e Njesise Administrative Iballe.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.