PO AFRON DITA E RRENAVE

0
 Nga:Lukë Luka No photo description available.
( 1 prilli ne enciklopedine botnore asht Dita e Rrenave- se jo gjithnji etiketa formon besueshmeni)!….
Kujtese
1 Prilli asht dita qe te kujton te qeshunen e humorin, e perhapun si nji dite interkulture ne te gjithe boten si (karnivalet, Nastradini, Viti i Ri etj.)
Te gjithe jena zbavitun e qeshun me rrenat e ndryshme, e kush prej nesh nuk ka tregu ngjarje prej ndonji “rrene” shpesh edhe me pasoja, kur asht tejkalu caku?!..
Origjina e sigurte e 1 Prillit, si dita e rrenave, nuk dihet. Ne Europe mendohet se “rrenat e para” e te qeshunat per to, jane ba rreth fundit te vitit 1500. Ne Itali zakoni i 1 Prillit, daton ne vitin 1860 (qyteti i pare -Genova). Ne Angli e Amerike thirret “dita e Budalles se Prillit”. Ne Gjermani thirret “Shakaja e Prillit”. Ndersa ne Indi si tek ne ,”Dita e rrenes”
1 Prilli thirret edhe “Peshku i Prillit” me kuptimin se peshqit (jane ato qe rrehen) , dhe kapin grepin e atyne qe krijojne rrenen!..
( Marre prej Wikipedia)
Pjese ne forme esesh po paraqes ketu prej librit tem “Rrena e anderrat” (Punu ne shtyp. “Volaj”). Me 1 prill diten e prende, librin, do ta gjeni ne te gjitha librarite e Shkodres si dhe ne Itali e Zvicer perkthy ne gjermanisht prej Gruda Peter..
Ese 1
Ne vendin tone, ku mungonin shume gjana jetike, ashtu sikurse thone se i ftoftit luftohet me te ftofte, pija me pije etj.etj. e keqja u luftonte me gaz, hare,humor e rrena. Kudo ne fabrika,kantiere, ara e rralla, shoke e shoqe, punetore e aksioniste,kooperativiste e kuadro me shkolle te nalte, te mesme apo profesionale, beqare apo familjare ( per nevoja jetese) , rrenen e paten kthy ne sistem ,pjese e jetes se lumtun socialiste, te asaj kohe !..
Tre lloje rrenash funksiononin -Rrene e madhe, Rrene e vogel dhe statistike, se rrumbullakosja e numrave mbane me vehte rrenen!(Kjo e fundit u interesonte ,dhe, u intereson edhe sot ,pushtetareve)
Ese 2
Nji rrene qe mahet mend ne Shkoder, asht ajo e sajume prej Kol Tivarit me shoket e tij Kole Shiroka e Zef Hilgega, e cila rrene pati edhe nji theks te forte humoristik.
Keto pergatiten disa ftesa, te cilat ia derguen qirosave qe njiheshin ne qytet, me kete permbajtje: “Jeni te ftuem me 1 prill, te vini te Kafja e Madhe,ne ora 10 paradite, per nji problem me randesi, qe ka te baje me te ardhmen tuej”!…Firmosun
(Kryetari Beledijes)d.v.
E ashtu shpejt, si zogu fluturon, veshun shik me kostume e kravata, me kepuce te mira e gjyslyke, porsi grate tuej u puth e marre ndryke ( shend e vere se na erdhi e mira ne dere) hap mas hapi e fjale mas fjale,na u grumbulluen 30 qirosa tek Kafja e Madhe!
Se çka ndodhi mrapa,vetkuptohet:
” u ndi gazi, u hap shpotia,neper rruge e neper shpia”! U shpernda rrena ne te kater ane – si humor i nji Prillit shkodran!…
(Njikjo gja sot nuk besohet,por asht e vertete e nuk harrohet)
“Sepse rrena ka lezet
Sidomos kur vete e çet
Ta merr era e perpunohet
Sa prej qitesit vete besohet”!..
Rrenat jane shume pjellore, prej nji, lindin shume te tjera!
Ese 3
Imagjinata nuk ka kufij si dhe e qeshuna, ata kalojne nga rruga ne televizor dhe ne kompjuter e fq.e internetit.
Disa vjet ma pare ne Angli,drejtuesi i nji radio, astronomi PatrickMoore, njoftoi se ne mengjesin 1 prillit do te ndalohesh efekti i gravitetit te tokes dhe gjithe banoret do te notonin si astronaute ne hapsine!..
A nuk ngjane kjo me Cakon qe ne tel.ABC deklaroi se mbrenda vitit 2022 do te zhduken(vdesin)gjithe te moshuemit!?..
Runju mos bini ne rrjetat e peshkut te prillit milet!Mos e hani sapunin per djath!.
Zot na ruej prej rrenave te medhaja !!!…………………..
I kujdesshmi rrehet njihere, dy here i pafajshmi, mandej e treta i mbete budalles!……

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.