Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga stacionet e autobusëve të Pejës, ku dy vajza janë rrahur me njëra tjetrën.Në pamjet e shpërndara shihet se një nga vajzat ka goditur tjetrën me grushte e shkelma. Vihet re se të parët që kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat, janë disa të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes.Mediat kosovare njoftojnë se vajzat janë identifikuar nga Policia e Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se njëra prej tyre është duke u intervistuar në stacionin policor.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se vajza e cila është duke u intervistuar në stacionin policor është e mitur.“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë është vepruar për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat e përfshirë. Personat janë identifikuar. Njëra nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që është duke u intervistuar është i mitur”, tha ai