Enkelejd Alibeaj do të drejtuesi i ri politik i PD në qarkun e Shkodrës. Vetë Partia Demokratike konfirmoi lëvizjen në këtë post të rëndësishëm për selinë blu në kryeqëndrën e veriut të vendit.Një lëvizje e detyruar për shkak të tërheqjes së Helidon Bushatit, që kishte drejtuar deri tani demokratët e qarkut Shkodër.Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.Basha vlerëson punën e Bushatit dhe shpreh bindje në komunikaten e shpërndarë se Shkodra do të jetë në krye të fitores së PD në të gjithë vendin.Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.Ndersa Helidon Bushati Shkruan duke falenderuar qytetaret Shkodran:Të dashur miq! Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar! Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje. PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratët do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku. Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë. Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin”, shkruan në postimin e tij Helidon Bushati.