Ka perfunduar proçesi I numërimit të votive në KZAZ nr1, në M.Madhe,dhe në fund të këtij numërimi , demokratët pas shumë vitësh i gëzohen rikthimit të elektoratit, ku votuesi I M. Madhe i ka besuar Pd 7o9o vota kundrejt 6521 mijë vota për socialistët.
Në përfundim të proçesit të numërimit të votave në KZAZ numër 1 në M,Madhe numëruesit e partive politike, pas një pune të lodhshmë kanë berë publike dhe rrezultatet e votimeve të datës 25 prill, kësisoj pas numërimit të 72 kutive te votimit për 72 që2ndrat e votimit në të gjithë M.Madhe , tanimë ëshytë shuar dhe kurrështja e fansave të partive politike, kiu është mësuar dhe rrezultati përfundimtar.Pd pasi ka marrë 7o9o vota qëndron në krye të tabveles së klasifikimit, duke lënë pas Partinë socialiste në pushtet kundrejt 6521 votave të numëruara në kutetitë e votimit.E treta është rënditur Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi , parti e cila në M.Madhe ka fituar 1476 vota, duke spostuar kësosoj në vënd të katert Levizjen Socialiste për Integrim me 513 vota të fituara në M.Madhe. Kështu më këtë fitore demokratët e kanë ngjyrosur blu kreun e hartës së Shqiperisë, por edhe duke rikthyer pas shumë vitësh fitorën në kampin e tyre.Ndersa nga ana tjetër kjo humbje në M.Madhe për partinë socialiste, ka ardhur si e papritur, kjo për vetë faktin se Partia socialiste e cila administron të gjitha pushtet , por edhe investimet në M.Madhe kanë qënë të shumta krahasuar me të gjitha Bashkitë e Qarkut Shkodër, ndfaj në ditët në vijim ndonse demokratët mund të festojne socialistët do të duhet të bëjnë një analize të hollësishme, për të parë se ku nuk ka ecur sa dhe si duhet fushata e tyre, për të bindur qytetarët , për t’iu besuar votën e tyre.