Nga krijimtaria e poetit, Dode Kacaj (1947 – 1998).
Frymezim tetori 1997
Përg për botim VASEL GILAJ
Pa me thoni, c’ te bej me diellin.
Qe me djeg si djall nder duar?
Ku ta hedh, me thoni, qiellin.
Qe me qeshet ne kraheruar?
Pa me thoni, c’ te bej me zogjt.
Qe me shtypin permbi supe?
C’ te bej me zemren qe m’u dogj.
A ta shkul dhe ta flak tutje?….
Pa me thoni, c’ te bej me kodrat.
Qe me lepijne ballin me mall?
Me thoni, miq, c’ te bej me koherat,
A t’i dua?…. A t’i tall?…
Pa me thoni, c’ te bej me oren,
Qe bam – bum ma ben te veshi?
Me thoni, miq, ku ta coj doren,
Behet grusht…. Po kujt t’ia ngjeshi?….
C’ te bej me shpirtin qe me digjet,
Me nje zjarr qe s’ ka te sosur?….
Ehu!…. Sa te vijne nga ju pergjigjet,
Une kam vdekur, jam varrosur!
Tetor, 1997. Marr: nga libri “Qyelli i Syrit”, poezi autor; Dode Kacaj (botim i vitit 1998).