NË TUZ  NDODHET  ÇIFTI I VETËM NË BOTË QË JETON NË  MUZEUM

0

 

  • Promovimi I librit portretizues kyushtuar  Shtjefen Ivezaj dhe Muzeut të ti, libër ky   me autor Ndue Bacaj, pa diskutim është një vlerë e shtuar  në  trevën M.Madhe.

Realisht meqënse tanimë  jemi mësuar  aq shumë me promovimin e librave , ku për hirë të së vertetës “puntorët” promovues thuajse në të gjitha rastët janë të njëjtë . Ndaj ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit  kushtuar lëgjëndës së gjallë të Shqiptarizmes  në qytetin e Tuzit në Mal të zi  z. Shtjefen Ivezaj , dhe  bashkëshortës së tij Gjystës  e morëm si më pertesë.  Kjo për faktin se ne mendonim në një mbrëmje të nxehtë Korriku a degjohën fjalimet e “puntorve” të promovimeve ?! Por jo ndodhi ndryshe Shoqata kulturore “Gruda”, kishte mënduar mirë  për mbarëvajtjen e këtij eventi promovues pikrisht këtu  në  mjedisin e jashtëm të shtëpisë Muze në Lekaj Tuz . Mbas përshendetjes së mirëserardhjes në Tuz  nga të zotët e shtepisë , diskutimet , ose e thënë ndryshe mëndimet rreth Libirit të Ndue Bacaj me titull : Muzeu Etnografik i Malësisë , vepër  monumentale  e Shtjefen Ivezaj , kanë folur shkurtazi  dr. Rrok Gjolaj , historiani Mark Junçaj , të cilët kanë evidëntuar rëndësinë e këtij libri kushtuar Muzeut dhe pronarve të tij  këtu në Lekaj të Tuzit . Nderkaq redaktori i librit  poeti  Marash Gilaj , si dhe vet autori Ndue Bacaj më së shumti kanë shprehur falënderimit për të gjithë ata që e kanë bërë të mundur botimin e këtij libri . Natyrisht në rastë të tilla , si  asnjëherë tjeter ,  edhe kësaj radhe Sytki Ndrecaj   nënkryetar i Bashkisë M.Madhe , jo vetëm që nuk ka munguar , por edhe ka vlersuar   faktin se një botim i tillë , më shumë se i bëhët nderë Shtjefnit dhe muzeut , i bëhët nderë , vlersim , por edhe ftesë kujtëdo tjetër me gjak Shqiptari që të kontribojnë për të   mbrojtur këtë pasuri kombëtare . Fakti që cituam në fillim , pikrisht për puntorët promovues , jo vetëm që ishin fytyra të reja në këtë event , por dhe të veshur me art , kulturë dhe etnografi . Kësisoj grupi folklorik i shoqatës ”Gruda” kishte harmonizuar  mrrekullisht bukur dhe artistikisht mjaftë profesionalisht përshëndetjet muzikore  nga 84 vjeçari Mark Kalaj me lahut , e deri tek Valon Gjolaj një voglush që edhe pse ka lindur në Amerike duket se së bashku me familjen ka ardhur enkas këtu për të treguar se është : Djal Grude e nip Hoti / gjaku i tij , gjak Kastrioti . Por edhe  grupi i valleve me performimin e tyre i dhanë hijeshinë dhe freskinë këtij eventi promovues në Lekaj të Tuzit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.