NË KUJTESË : 73 VJETORI I PUSHKËS-TOP TË ATHETARIT TRIM HAKI TAHA

0

Nga : Ndue BACAJ

Me 13 mars të vitit 1945 , u mbushen 73 vite kur një krismë pushke që gjemoi më shumë se një top , prishi qetësin  mashtruese të kryeqytetit të Kosoves , Prishtinës. Patrioti 32 vjeçar  Haki Taha  do të vriste Miladin Popoviçin sekretarin krahinore të Partise Komuniste të Jugosllavise per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit. Miladin Popoviçi ishte njeri nga shkjetë  themelues dhe  tutor të partisë komuniste shqiptare, ku  ketë  krijesë antishqiptare  ja kishte berë dhuratë  Enver Hoxhes , në  kembim të Kosoves e më vonë edhe të Shqiperisë që mendohej  të bëhej  Republik e  shtatë e  ish Jugosllavisë. Miladin Popoviçin  ishte edhe një nga ideatoret e masakrave të komunistëve serbo-sllav të ndihmuar edhe nga komunistet shqiptar , në luftën kunder nacionalistëve shqiptar që e donin Kosoven të lirë , të pavarur dhe pa pushtuesit serbo-sllav , si dhe të bashkuar me Shqiperinë… Atdhetari trim Haki Taha nuk mund ta duronte ketë bir shkine të sundonte Kosoven shqiptare… Trimi atdhetar Haki Taha  ishte nga Gjakova ,profesionin e mesuesit e kishte fituar në normalen e Elbasanit , ndersa patriotizmin  e kishte të lindur ndër breza dhe të mesuar nga  nëna  që kur  e kishte perkundur në djep duke i kenduar  kenget e trimerisë e atdhedashurisë , per Shqiperinë Etnike dhe Kosoven si truall i lashtë i saj.. Vrasjen e Miladin Popoviçit  e vajtuan jo vetem  jugosllavet ,por edhe  Enver Hoxha me shpuren e tij. Nese  Jugosllavet e vranë fizikisht Haki Tahen  shteti komunist në Shqiperi e vrau per të dyten herë  ,duke e quajtur shovinist  e deri agjent  të huaj që kishte vrarë  gjoja simbolin e  vellazerimit  në mes popullit shqiptarë e  atij sllav  ,që në fakt ishte simboli  i skllaverimit  të shqiptareve… Në kunderpergjegje të ketij akti patriotik të Haki Tahes ,djalit të  nanlokes Kosovë , filosllavi Enver Hoxha  me  vendimin nr.117 të dates 5 shtator 1945  dekoron një serë  antishqiptaresh të terbuar  si Miladin Popoviçin, Aleksander Rankoviçin e tjer.. Në nderim e perkujtim të 73 vjetorit të pushkes top të Haki Tahes , por edhe  të fjales dhe vepres të ketij patrioti e martiri të shqiptarizmit menduam të citojmë disa vargje lapidare  të shkruara si kushtrim nga Ai , gjatë luftes së dytë boterore  (dhe të botuar në  Gazeten Kosova  të dates 01 qershor 1941) :

“…Një tokë që me gjakë  s’laget  s’mbinë liria /
Pra nuk  ka  ç’pret më gjatë  tash djelmënia /
Buria sod  gjithkah të leshojë  zë  kushtrimi /
Që kush është kosovarë me turrë duhije /
Kah vendi i të parëve çdo djalë trimi  /
Për Kosoven, të  vdesi si i ka hije….”

Keto vargje “amanet” u bëne realitet nga  UÇK-ja dhe  faktore të tjer atdhetarë shqiptarë dhe ndërkombëtar me në krye SHBA-n.. duke  rikthyer Kosovës aromen e lirisë dhe pavaresisë të  këtyre trojeve të stërlashta Iliro-shqiptare dhe Europerendimore…
Filozofi i madh shqiptarë pater Anton Harapi (edhe ky i martirizuar nga krijesa e M.Popoçit – PKSH) shkruante: “ Atdhetaret edhe në  vorr  qendrojnë hijeshem,  pasi  janë gurët e themelit të një binaje  që quhet Shqiperi…”.  Padyshim edhe Haki Taha  është njeri nga keta gurë -shkembinjë që qendron hijëshem në themelet e lirisë e pavaresisë të Kosoves e krejt Shqiperisë Etnike…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.