Mjeku i tingujve / Mbresa nga komuniteti i Shoqatës “Kosova” në Boston

0

Nga : Namik Selmani

Jashtë kishte nisur loja e bukur e fjollave të dëborës në atë qiell të murrëtyer të muzgut të një qyteti të vogël vetëm pak milje larg Bostonit. Ishte një lojacake e bukur që po na sillte të gjithëve kujtime për borërimin e majave të Sharrit, të Bjeshkëve të Namuna, të Tomorit Korabit, të kangjelave të Korçës që mbushen me serenata edhe në ditët tona. Pse jo, edhe të Tiranës kur këto ditë të rralla kthehen në festë për fëmijë e të rritur.Ajo po luante si në livadhe të njohur me çatitë kuqëlore me shtëpitë e bardha amerikane që bëheshin edhe më shumë pas rënies së saj Dhe kishte vendin dhe kohën e vet dëbora. Një lojë që të gjithë ata që po kalonin pragun e Hotel “Marriot”, po e linin pak pas vetes. Një tjetër vrullim po i priste brenda atij lokali. Një vrullim kujtimesh që shkonin larg në kohë. Shoqata “Kosova” e Bostonit po përkujtonte me një ceremoni të bukur 10-vjetorin e shtetit të Kosovës. Të paktën 20 vjet më parë shumica e tyre vinin në tokën e Ëndrrave, në Tokën e Lumturisë. Aty ishin tre brezat, ashtu si ndodh rëndom në festat jubilare.Në një festë natyrshëm zgjoheshin plumbat, kukamat e në nave dhe të motrave, plagët, burra të më nduar, dhimbjet, gëzimet e një jete të bukur, krenaria, pengjet e secilit që bashkoheshin në pengun e kombit tonë për një liri të vonuar, të një shteti pak të vonuar, por dhe me pak halle, po që shkonte bukurisht drejt një rruge të bukur. Zgjohej edhe mirënjohja për Amerikën e madhe që kontribuoi aq shumë për të thyer satrapin e Ballkanit Milosheviçin.Një valle masive nën tingujt e këngës “ Xhamadani vija-vija” të këngës “Kuq e zi” e të këngëve të tjera kishte përfshirë rreth 150 ose 200 vetë që ngriheshin për të kërcyer në zërin e të mirënjohurës Arbëria Hadërgjonajt kësaj vajze deçanase dhe të mbarë shqiptarisë, apo dhe të ish ushtarit të UÇK-së dhe këngëtarit Hysni Kelmendi. Ndjehej në atë natë shkurti kur jashtë bora hidhte vallen e vet, një pranverë e madhërishme. Ishte shkurti i Pavarësisë që ishte po kaq i gëzuar edhe në Boston, ashtu si dhe në Prishtinë ku atë natë ishte mysafirja më e nderuar, bija e Kosovës, këngëtarja me famë botërore Rita Ora.E pra magjia e tingujve po na përqafonte të gjithëve. mes vargjeve të njerëzve që mbushnin atë sallë me njerëz të veshur bukur, me plisa në kokë, me shall kombëtare në trup. Gëzimi më i madh ishte i fëmijëve. Kishin ikur disa çaste ose edhe prindërit e kishin bekuar këtë “gabim” dhe ashtu të lirshëm luanin dhe ata valle. Një valle që bëhej fëmijërisht në atë lumë njerëzor me lëvizje të bukura, jo dhe aq të sakta…
Dhe ja e hap siparin një valle e bukur. Një valle çame në Boston. Madje dhe para fjalëve të rastit.Diku pranë tyre dukej Mjeshtri dhe koreografi i valles Bashkim Braho. Kisha shkruar për të një shkrim që në vitin 2007 dhe e botova në librin “Kërkoj monumentet”. E kisha titulluar shkrimin për të “Valltari i kontinenteve” Në kopertinën e librit kisha vënë një foto të Bill Klintonit të dalë me grupin çam në vitin 2003 . Ai është me origjinë nga Çamëria, prej është dhe origjina e familjes sime. E toka e Kosovës ka qenë dhe dashuria e tij e përjetshme që ka ngjizur shqiptarizmin në vallet e tij të bukur që kudo kanë marrë kurorë nderi në këto 22 vite të qëndrimit të tij në Amerikë pa folur për vitet e Shqipërisë. Shihte valltarët që bënin lëvizje kaq të sakta, të bukura. E nisën me motive çame e pak më vonë me motive kosovare. Natyrisht me kostume mjaft dinjotoze për një valle profesioniste aq më shumë për një festë jubilare. Me këto valle ai ka konkurruar në festivalin e Njy Jorkut, në Boston e në mjaft qytete të Amerikës.E ndërkohë që shihnim me vemendjen mjaft të madhe ndaj çdo lëvizjeje të valltarëve, më shkoi në mendje ai vit i largët 1999 kur atij i duhet të që të bënte dhe detyrën e mjekut. Mos më thoni se po gaboj, por kush e njeh dhe e ka njohur Mjeshtrin Bashkim Braho si një nga valltarët e profesorët më të zotë të Çamërisë dhe të mbarë kombit, do më besojë se është e vërtetë.Të një mjeku të veçantë, që nuk ka në dorë receta, stetoskopë, aparat tensoni, nuk ka bluzë të bardhë dhe aq më shumë këshilla shtetërore për të sëmurin që vjen ashtu para me një lloj sy lëmoshorë për jetën për hallin që ka. Ishte disi i tërhequr. I shihte me sytë e mësuesit, me sytë e një mjeshtri, të një prindi, të një gjyshi.Aty në sallë ata burra që kishin marrë në supet e tyre drejtimn e Shoqatës “Kosova” në Boston krejt vullnetarisht si Isuf Restelica, Nexhat Ibishi, Agim Sejdiu e të tjerë falenderonin herë pas here me fjalë të thjeshta e me kaq respekt. Duke qënë pjesë e kësaj feste të vërtetë, edhe unë fort po gëzohesha për këto urime
Mes tyre ishte dhe një djalë i vogël nga Kosova që kishte ardhur për të ndrequr difektet në zemër dhe e mbështetur financiarisht. Pas luftës tashmë e ka radhën paqja, e ka radhën shkolla. Bukur e ka thënë dikur Bill Klintoni: “Ne fituam luftën, ju duhet të fitoni paqen.” Dhe djemtë e vajzat e Kosovës në Boston e në tërë Amerikën po e fitojnë shumë mirë këtë beteje ku futet edhe kënga edhe humanizmi.
… Pas tërë atyre ditëve me flakë baruti, me trupa të vrarë, me Kosharen, me një Reçak që do të trondiste botën, me një Drenicë ku kullat kanë ende plumba në djepe e në oda, me një Gjakovë që do përzhitej në të gjithë atij i duhet që të bënte “Mjekun e tingujve.” Një nga misionet më fisnikë të jetës së tij në art e në atë obligim që njeriu i mençur dhe human dhe atdhetar ia vë vetes në jetë. Në mjediset e Universitetit të Bostonit ishte vënë një klasë me rreth 20-25 fëmijë djem e vajza nga Kosova që po mësonin gjuhën angleze. Më vonë ata ta kishin më të lehtë rrugën e jetës kur të nisnin bashkë me moshatarët e tyre amerikanë edhe rrugën e shkollimit të përjetshëm.Ishin në moshë 11-13 vjeç. Ende në sytë e tyre nuk ishin të thatë lotët e prindërve të munguar. Disa prej tyre i kishin parë se si vriteshin edhe para syve. Shihnin se si kalleshin shtëpitë, arat, djepet, pragjet, stanet. livadhet..Se si digjeshin shkollat, librat, sofrat ku nënat e tyre iu vinin pak bukë, se si digjeshin ato lodra të pakta që kishin… Fëmija mban mend shumë, thotë populli. Fëmijët amerikanë, por edhe prindërit e tyre as mund ta imagjinonin këtë kujtesë kolektive që kishin fëmijët e Kosovës kur ua tregonin ata vogëlushë të ardhur nga ai eksod tragjik jo nga toka tashmë, por nga qielli.Shqiptarët që kishin ardhur më parë këtu, në Boston e në rrethinat e tij, nga Shqipëria por edhe pak nga Kosova e njihnin suksesin e Bashkimit ndaj një ditë iu drejtuan atij :
– Duam ndihmën tënde, Mjeshtër. Me fëmijët që janë në kurs për mësimin e anglishtes, duam që të vini e t’u mësoni disa valle të krahinave të Shqipërisë. Me to ata besoj se do të qetësohen pak nga dhimbjet dhe tmerret që kanë parë atje në Kosovë..
Në një farë mënyre ai do të bënte detyrën e një mjeku të veçantë që unë do ta quaja “Mjeku i tingujve.” Edhe ai vetë kishte pak vite që kishte ardhur në Boston, në Amerikë.
Dhe ai nuk ngurroi. Se ishte artist human dhe mbetet i tillë edhe sot Bashkim Braho. Ky artist që edhe emrin e ka si simbiozë të jetës së tij. Mes atyre nxnësve kishte edhe një që e kishte në grupin e valleve. E ishte bir i Çamërisë Bashkim Braho. Ai kishte dëgjuar për këto pamje tragjike në vitet 1944-1945 kur gati 20 mijë çamë, gra, nëna, fëmijë ecnin në Udhën e Gjakut, si mund të quhet dëbimi masiv i shqiptarëve të Çamërisë.
Në atë çast mbase ka kujtuar atë fëmijën me lotin e dhimbjes së madhe, por që ballë klarinetës së Laver Bariut, të interpretuar me mjeshtëri nga i mirënjohuri Bujar Lako në filmin “Gjeneral Gramafoni’, u lumturua pushoi vajin dhe, pas pak në vend të lotëve të dhimbjues nxorri lotë gëzimi. Mbase i erdhi në mendje patrioti i shquar çam Osman Taka. Ai, i miri, i mençuri, artisti, shpirtmadhi, i papërkuluri Osman Taka, nuk kërkoi mëshirë para litarit ku do ta varnin. Kërkoi një valle e gjoksin ta bënte sofër për shokët e tij që po e shikonin me dhimbje fundin e jetës së tij para litarit. Një valle që theu dhe pushtuesin. E mundi dy herë me armë dhe me vallen e tij legjendare. Një valle që i dha lirinë. Një valle që do të bëhej për një shekull më vonë emblemë e shpirtit të bukur dhe të papërkulur çam. Një valle që do të mbeste kryevallja e të gjithë sekanve shqiptare dhe botërore, ose më mirë të themi, kulmi i aktivitetit të tij si repertor e quajtur thjesht “Vallja e Osman Takës”.
Dhe e bëri atë punë mirë, mjaft mirë. Me shpirt dhe me profesionalizëm. Natyrisht edhe pa para, gjë që nuk mund ta besosh dhe aq shpejt në këtë vend ku punohet, por edhe ku paguhesh. Për një vit të tërë në kohën e duhur, ai shkonte te ajo klasë në mënyrë vullnetare që t’u mësonte atyre vallen e Kosovës, të Rugovës, të Çamërisë, të Myzeqese, të Devollit, të Tiranës, të Tropojës. Se edhe këtu në Boston kishte përfaqësues nga të gjithë krahinat e trojet shqiptare.Se arti i valles do të shëronte sadopak plagët e luftës.
Se nuk ka ilaçe, nuk ka punonjës social, psikologë me diploma akademish, Doktorë Shkencash që të zëvëndësojnë atë ngrohtësi e balsam shpirti që të jep kënga e vallja e trojeve të tua.Në të vë rtetë kasha dë gjuar edhe para dsa vitesh me një ngjrja që kishte pak a shumë kë të motiv. Në një spital të Gjermanisë një miku im ishte operuar nga laringu. Në dhomë n e tij, ku ishte vetë m ai, pas operacionet kishin vë në në sfod një muzikë kineze. I habitur dhe pak i revoltuar ai ishte ankuar për një “ padrejtë si” të tillë . Në spital ishte një muzikant-mjek që merrej vetëm me terapinë muzikore. Pasi e bindi pacientin se ajo muzikë dëgjohej nga mbi 1 milard njerëz dhe ishte e përshatshme për këtë gjendje fizike, miku u tërhoq pak nga “revolta” dhe pas disa ditë sh e falenderoi atë . Këtu, në Boston, ishte ndryshe.
….Pas një viti, por edhe tani pas 20 vitesh, ata fëmijë të dikurshëm morën “diplomën” e mësimit të gjuhës aq e domosdoshme në këtë vend, por edhe “diplomën” e shpirtit të cliruar nga vallet e kombit të tyre. E kur shikoja vajzën e Isuf Restelicës, Verën e vogël, njëri nga drejtuesit e Shoqatës “Kosova” në Boston që kërcente kaq lirshëm në sallën e mbushur me dritën e urimeve të tingujve, me dritën e buzëqeshjeve, atëherë nën zë, por edhe si pjesë e korit të madh të sallës shqiptova më forcë: “Shqiptari, mos thuaj mbarova!”E fëmijët e ditëve tona në Boston e në Amerikë nuk kanë më atë drojë që të jep dhimbja. Janë rritur me paqen me shkollën me shetitjet, me lodrat pa harruar që të mësojnë edhe gjuhën e të parëve të tyre. Në atë natë, ata e dinin se ishin pjesë e tre himneve atij amerikan, Himnit tonë Kombëtar e Himnin e shtetit të Kosovës.
Kur isha ende i mbushur me mbresat e atyre fëmijëve, tashmë 30-35-vjeçarë, më erdhi në ndihmë fjala e shkurtër, por me mjaft mençuri e Stefan Koçit, ish konsull të Nderit të Shqipërisë në Boston.
-Ju lutem, shikoni pak në tavolinën tuaj! Shikoni në tavolinën që keni më afër!
Për një moment, edhe u çuditën me këtë “urdhër” që po jepej
– Po krahasoni pak veten miq me atë që ishte para 10 vitesh kur Kosova u bë shtet. Pyesni për diplomat që janë marrë këtu nga shqiptarët e të gjithë trojeve! Shihni mirë mirëqënien e secilit! Shikoni sa sa të lirë janë në mendime dhe se si kanë ngjitur shkallët më larta të studimit në Amerikë duke nisur që nga Harvardi!
…Ndërkohë që Bashkim Braho meditonte për të tjera rrugë të valles shqiptare në Amerikë, në Boston, Çikago, Njy Jork… E kombi ynë ka nevojë për “Mjekë tingujsh“ të tillë. Ka shumë nevojë..22 shkurt 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.