Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vizituar Malësinë e Madhe për disa takimet me bizneset lokale dhe familjare aty.Ajo tha se rritja e bizneseve familjare do të sjellë po ashtu rritjen e ekonomisë rajonale.Më tej ajo theksoi se qeveria mbështet skemat e garancisë dhe nxit drejt grupimit nëpërmjet kontratave që sjellin edhe siguri si dhe cilësi.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E FINANCAVE
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me bizneset, zhvilloi një vizitë në fermën dhe fabrikën e përpunimit të produkteve të qumështit “Djathë Veleçiku”, në Malësi të Madhe.
“Djathë Veleçiku” është një biznes familjar i ngritur para 8 vitesh, që çdo ditë fuqizohet nga pasioni. Zgjerimi i biznesit është bërë I mundur edhe nga mbështetja përmes granteve të siguruara nga qeveria shqiptare, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.Falë kësaj ndihme biznesi ka rritur kapacitetet prodhuese, ka përmirësuar teknologjinë, ka ulur kostot dhe ka investuar në përmirësimin e paketimeve të produkteve me synim për ta bërë këtë markë të njohur në tregje të tjera.Ministrja Denaj theksoi gjatë kësaj vizite, se skemat mbështetëse të qeverisë po ndërthuren me skemat e IPARD. Këto skema kanë qënë po ashtu një garanci për financimin e shumë fermerëve që kanë marrë iniciativa të ngjashme. Ministrja Denaj solli në vëmendje rëndësinë e grupimeve të bizneseve në të njëjtin sektor, si një garanci e shtuar për sistemin bankar dhe financimin e nevojshëm për sipërmarrjen.“Nxitja drejt grupimit nëpërmjet kontratave rrit sigurinë, cilësinë, lëndën e parë, dhe mbi të gjitha aksesin në financë më të garantuar. Ne këtë e mbështesim fort edhe me skemat e garancisë.”, u shpreh Denaj.Ndërkohë sipas sipërmarrësit (Z. Prel Hasani), rreth 50 % e investimit është bërë në formë bashkëpunimesh me skema mbështetëse dhe grante, të cilat janë finalizuar në investime. Kjo ka bërë, që në vitet e fundit të rritet cilësia, sasia dhe llojshmëria e prodhimit.Kjo sipërmarrje gjithashtu shërben si mbështetje për 40 fermerët e zonës, të cilët synojnë të rrisin numrin e krerëve të imta me qëllim rritjen e ekonomisë së zonës.Vitet e fundit në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i bizneseve të reja, sidomos ato familjare në fushën e prodhimit agroblektoral dhe agroturizëm.