MEDVEGJË

0
Linda SHAQIRI
I them lapsit,
Mos thur ngjyrën,
Rrjetën mos harko,
Të jap zërin,Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Të jap frymën,
Bubulimin që rënkon,
Gjoksin e maleve,
Aromën e fushës,
Heshtjen e Drenushës,
Ti jap sytë e Dardanisë,
U verbuan,
Nuk shohin më dritë,
Më shiko,
Më dëgjo,
Jam gjëma e përvëluar,
Shekujve,
Buzëqeshje e ndaluar,
Burgjeve,
Lulëkuqja e vyshkur,
Kokulur qëndisë,
Nga agimet e ngrysura,
Në heshtje pëshpërit,
Llambën e zjarrtë në grushte,
Një copëz etje mbaj,
Sytë drejt lindjes,
Diellin e Medvegjës kërkoj…!
Rrugën e kombit harruat,
Ajo ka emër Dardani,Mund të jetë një imazh i pemë dhe bar
Mos harroni fjalën e të parëve,
Medvegja është ILIRI!
Mos e lerë të ik,
Mos e lerë të qaj,
Foshnjën e njom në djepin e saj,
Do ju mallkoj një ditë,
Histori e gjallë,
Po ju rrëshqet nga duart,
Trungu shqiptar,
Mos i mbyll sytë,
Para grushtit me zjarr,
Do ju mallkoj një ditë,
Loti shqiptar,
Medvegja po thërret,
Jo, nuk jam vet…!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.