Është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” nga Keshilli i Bashkisë M.Madhe pas vdekjes Maliq Dan Xhakaj infermieri që u “gradua” nga populli me titullin doktori i Reçit. Fa,miljarve titullin Qytetar Nderi u dorzoi kreu i Bashkisë Tonin Marinaj.Maliq Dan Xhakaj është infermieri i zonës së Reçit , ku me të drejtë falë punës dhe përkushtimit për profesionin , gjithë jeten në sherb im të banorve , këta të fundit ish infermierin Maliq Dan Xhakaj e kanë “graduar” me emrin sinjifikativ doktori i Reçit. Ndaj ka qënë këshilli i Bashkisë M.madhe i cili ka miratuar titullin “Qytetar Nderi “ Këtë titull pas vdekjes familjarve ua dorzoj kryetari I Bashkise Tonin Marinaj, icili pas leximit të motivacionit nga nënkryetarja Brunilda Isufaj , këtë titull ia dorzoj djalit të Maliq Xhakaj Faredin Xhakaj… Nderkaq edhe nënprefekti Hysen Hysaj në fjalën e tij ka evidentuar vlerat qe ka patur doctor Maliq Xhakaj… Po kështu me fjalë mjaft positive , madje duke e cilësuar edhe si model i punës së tyre janë shprehur edhe përfaqësues të bluzave të bardha në qytetin e Koplikut, Ndersa nënkryetari Sytki Ndrecaj u ndal edhe tek fakti Se Maliq Xhakaj ka qënë edhe partisan i luftës nacionalçlirimtare…