Skuadra socialiste e Lezhës ka zhvilluar ditën e sotme në Blinisht një takim me shtabin me qëllim diskutimi mbi problematikat shqetësuese dhe mobilizimin elektoral.Formacioni elektoral socialist ka një superlojtar në Blinisht, që është Z. Vinçens Tuku, i cili ka një ndikim të madh në zonë e më gjërë, aq sa nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se ka mbështjen e mjaftueshme për të çuar në Kuvend një mandat, i vetëm, nëse bazohemi të rezultati spektakolar i tij për Këshillat Bashkiakë në 2019-ën.Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse Ndreu e para-deklaron suksesin e socialistëve në Blinisht.Teknicienët e fushatave, ata që listat e zgjedhësve i kanë si ajrin që thithin, e dinë mirë se Njësitë Administrative të marra sëbashku e kalojnë në valencë Lezhën si qytet-qendër, ndaj dhe partitë e të gjithë krahëve, përdorin strategjinë e vendosjes së një superlojtari në çdonjërën prej tyre.