Të dashur miq!
Të nderuar banorë të Njësisë Administrative Shën Kollë!
Ka qene nder privilegj dhe përgjegjësi për mua të jem kryeshërbëtorja juaj.
– Që ditën e parë kam ndjere detyrimin dhe përgjegjësinë për t’ju shërbyer me sinqeritet dhe devotshmëri për gjithçka ishte e mundur dhe brenda kompetencave që më mundësonin ligjet e pushtetit vendor.
– Bashkë, kaluam vite të vështira siç ishin për krejt shqiptarët që u përballën me valën e tërmeteve me pasoja shumë të rënda për popullsin dhe pronat e tyre. Isha në lartësin që kërkonte ligji dhe morali njerzor për t’iu gjendur pranë çdo banori të kësaj njësie që gjendej në nevojë.
Si të mos mjaftonte kjo, post-tërmetin e ndoqi një pandemi që gjunjëzoj mbarë globin dhe përsëri papushim, tej kapacitetit të fuqisë së një gruaje punova shtatë ditë të javës duke qënë 24- orë në shërbim të komunitetit edhe me mundësitë e kufizuara për shkakun e rregullave që dikton pandemia.
– Ishte eksperiencë e vyer për mua, takimet e përditshme me ju, ndigjesa e halleve tuaja dhe zgjidhja e tyre kur ishte brenda mundsive të mia.
Pra, brenda qënies time për këto tre – vite, ndieva përgjegjësinë, forcën dhe kënaqësinë e të qenurit shërbëtor i komunitetit.
Miqt e mi të dashur!
Sot, dua t’u bëj të ditur se:
– Kam vendosur të jap dorëheqjen nga drejtimi i kësaj njësie duke marrë me vete kënaqësinë dhe privilegjin e madh që isha krye-shërbëtorja juaj. Po largohem nga kjo detyrë duke parë secilin prej jush në sy dhe duke ju falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë që kishim deri më sot.
Nga nesër më pret një punë e re, një angazhim i ri, një tjetër punë me shumë përgjegjesi e sfida të reja.
Do jap kontributin tim si drejtuese pranë Drejtorisë Rajonale të Punës dhe Aftësive për Qarkun e Lezhës.
Duke ju falënderuar me përulje të gjithë ju banorë dhe ju bashkëpuntorë të mi.
Falenderim i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu për besimin dhe bashkëpunimin !
Sfida të reja na presin.
Na priftë e mbar!
Me respekt Lina Guri