Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit që mori KQZ-ja për të mos regjistruar PD-në e grupit të Alibajt me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhje, për shkak të mungesës së dokumentacionit që kishte kërkuar më herët.
Për Metën ky vendim nuk do të thotë asgjë pasi koalicioni me Berishën është firmosur prej muajsh dhe bashkë me të do të ndëshkojë atë që ai e quajti regjim monist.
“Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh”, tha Meta.