FOLTORJA NË SHKODËR, BERISHA: NË 8 VITE TË NARKOSHTETIT SHQIPTAR, SHKODRA MË E DISKRIMINUARA…

0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban në qytetin e Shkodrës “Foltoren” e radhës. Me të mbërritur, lideri historik i demokratëve është pritur me ovacione dhe thirrjet “Berisha, Berisha!”Në hapje të fjalsë së tij, ish-kryeministri u shpreh se në 8 vite, Shkodra ka parë nga pushteti qendror një diskriminim që “s’ia ka bërë asnjë pushtues tjetër.”“Shkodra, në 8 vite të regjimit të narko-shtetit shqiptar ka parë një diskriminim të të atillë që s’ia ka bërë asnjë pushtues tjetër.”Sipas Sali Berishës, qeveria Rama e ka diskriminuar qytetin e Shkodrës nga ana e investimeve, si asnjë qeveri tjetër në histori nuk e ka bërë.“Nëse hidhni sytë, në qëndrimin e qeverisë të Tiranës ndaj Shkodrës, nuk do të gjeni në histori një qeveri që t’u ketë diskriminuar në investime sesa qeveria e Ramës.”
Si në “Foltoret” e tjera, Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së socialistëve shqiptarët kaluan nga qytetarët me rroga më të larta në rajon, në qytetarët me të varfër të rajonit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.