Ecen kjo kohë , si një Kal i plakur…

0

Nga: G. Vuçaj

IU LUTA

Vdekjes  tënde  iu luta :

Na jep lëje të flasim dhe një herë

Të flasim për ato gjëra

Që atë ditë , as ti , as unë nuk munda!

Bashkë ecëm vite të gjata

Ndaj iu luta vdekjes tënde

Na jep lëje:

Yjet që shuhen nga ditë –nata

Të mbesin relike zëmre…

GJYSEMPUTHJE

Në mbramjen dimnore , kur yjet flënë

Aty në trotuar nën hijen e pëmës

Po kerkoj puthjen që pergjysem patëm lënë

Nga frika e qënit qëë i lehtë hënës.

Këmbët e rrugëtarve këndej kanë kalua

N’këtë natë të vonë, dsi trigëllima kuajsh jehojnë

Ta kënë shkelur gjysëm puthjen , kam frik, po drua.

E pa mundur,të puthemi edhe një herë, që puthja t’mos lengojnë.

VALLAJA E ZANAVE

Në bjeshkë u shendërruan dy sytë e mi mbramë

Kishin dalë me marrë një pëlhurë bore të bardhë

Por edhe per të kuvenduar me ty o e bukura Zanë

Për t’mi sjell në sofer të valles, ,me luajt duke knue kangë

Në log t’valles me kozhunin e lekures se dashit t’kumones

Po e mprehte shpatën djali malësor, me gjuhen e tij flakë

Zana , si zana vjen e luan vallen dhe ik.. atje në Malin e kunores…

Vallja e Zanave malësore, legjëndë, sa vetë jeta e lashtë…

ORA DHE UNE

Ora është lodhur

duke ecur për të na matur ne

kohen

Unë jam lodhur duke shikuar orën

që ecën….

duke pritur TY që nuk vjenë…

Ah… si kurë të pushojmë pak..!

Jo , unë dhe ora nuk ndalemi

…. në një kohë.

Ndaj unë kam vëndosur së bashku me orën

Të vrapojmë…..

Për të kapur kohën…

DOPJEGJASHTA

Mbrëmje qejfi,kjo natë me shi

Dominah për brëzin e tretë

Per zëmerndezurit, kohë për dashuri

Vecse, kujdes dopje 6-tën në dorë

Se në dorë… ju mbet..!

KOHE E PLAKUR…

E plakur kohë

Edhe pse je në pënsion

Ke punë, cdo ditë të shoh.

Po, s’di për kë punon?

E plakur kohë

Tërë rrulla n’këtë botë.

Ne zbrastesinë e saj shoh…..

At, cfarë askush se thotë…!

N’vend te fjales se shkruar

veç zhgarravina

A thua të gjithë… kanë harruar…

Eh… kohe e pa kapur…!

Si një tren çalaman , mbi dy shina

Ecen kjo kohë , si një Kal i plakur…

VENDOSA

Më thonë

Se nuk jam plakur

Se as nuk jam thinjur

E as rrudhosur në fytyrë.

Dhe unë ndihem mirë

Vendosa ta shtyjë mos-shikimin në pasqyrë.

VALLE

Vallen kanë marrë yjet

Lahutari ua lidh këmbët n’tel t’lahutes

Poeti merr sopaten për të shkruar për pyjet

Lypsari ka ndërruar zanat, pastron kazanët e rrugës.

Diku në një tavolinë mblidhen servilet…

Dhe ison ia mbajnë shefit barkëfryrë

Vallzojnë sorrat, se poi kun Shqipet…

Prapë se prapë emrin valle e ka kjo menxyr.

Po kur vallen e marrin vitet

Hesht ëndërra, hesht dhe poeti

Vazhdojne të vallzojnë veç aservilët

Ah… këta i marrtë në valle veç Deti.!

…………………………………

I thash ditës lamtumirë

Mbrëmjes i thash mirë se të gjeta

Miqeve ju them naten e mirë

Ika po, vrapoj tek e nesermja…..

SONTE

E dergova largë mëndjen

Rruges e shoqërojë qëtësia

I thash mos harro:Pyete zëmrën…

Sonte , mos ka të ftohtë dashuria?!

Mëndja vazhdoj rrugëtimin per tek Ti

Qëtesia u lodh, mbeti në mes të rrugës

U nis guximi pa pyetur per asnjëri

Si flamurtaret nderrohen në mes të udhes…

Mëndja gjithënjë ecen nuk ndalon..

Herë qëtesia e guximi kësaj here..

I thirrën mënçurisë, pyete Mendjen, ku po shkon?

MOS TË PRISHIM MIQËSINË

Mesdita kish afruar

Bashkë shkruajmë në telefon

Flasim për kohën e shkuar

Dhe për të ardhemen e dashurisë sonë.

Sa i përmënd të ëmblën dashni

Ehhhh.. shfryn si e deshpruar

Le të mos prishet kjo miqësi

Nuk kthehet pas kohë e shkuar.!

Po, koha s,kthehet pas, por i prijm

Ehh..moj mike e bukur dhe e mirë

Në këtë botë dhe nje shekull nese rrim

Miqësia dhe dashnia e duanë lirin…

POEZI….

Nje natë me hënë

Në brëndsinë e ditës dëgjohet

Krimbi që ha mishin e saj

Kur të zbardhin dita do shikohet…

Levozhga…

Krimbi do shpallet i pa faj.

… ….. ….. …….

Ranë gjethet

Natyra një ngjyrë ka

Ne këtë mëngjes vjeshte

Kush e ka rradhen per të ra?!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.