Dimitrov Popoviç, poeti në mes dy dashurive , Shqiperisë dhe Malit të Zi

0

Luljeta Avdiu Cura  No photo description available.Takimet me poetët janë takime të veçanta, por unë sot zgjodha t’i them dy fjalë për mësuesin, poetin dhe mbi të gjitha ambasadorin e kulturës shqiptare dhe malazeze Dimitrov Popovic .

Nga simbolika e emrit që në kohën kur lindi ishte një personazh me emrin Dimitrov dhe shpesh herë emrat e personazheve të kohës jetojnë edhe sot e kësaj dite ndër ne.Nga ky aspekt Dimitri na lidh me Bullgarinë.Nga mbiemri na lidh me Popajt/Popovic nga Mali i Zi, ndërsa nga jeta dhe vepra me Shqipërinë.
Nuk ma merr mendja se Dimitri ven këmbën në një shkollē a tjeter dhe nuk i kujtohet rruga që ai bënte në këmbë e që i duheshin dy ditë për të mbërritur në Dragobi, vendi ku punonte si mësues.    May be an image of 14 people and people standing  Dhe a mundej njeriu me shpirt poeti të mos pyeste veten:”Përse mendohen këto male?” teksa bënte rrugën e gjatë ndërmjet malesh.Dhe këtu poezia e Dritëro Agollit jehon fuqishem;
Lërmë të bi në prehrin tënd plot ledhatime
O hallemadhja ime shekullore!
Le të hyjë në shpirt çdo fëshfërimë
E fustanellës dhe Xhubletës sate malësore.
  May be an image of 10 people, people sitting, people standing and indoor Çdo intelektual që ven kēmbën nga Shkodra apo ndonjë qytet tjeter nga Mali i Zi nuk mundem mos t’i lidh me intelektualet që lanë gjurmë në Anë të Malit Prenkë Jakoven, mësuesin e parë në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1941/42 dhe me Jonuz Divanin reformatorin e madh që Ministria e Arsimit e atëhershme e solli në Anë të Malit për ta denuar.Por Jonuzi me punën e tij ngriti një oazë tê dijes për t’cilen ndër vite do të shkruheshin 67 artikuj gazetaresk dhe do të realizoheshin tre filma dokumentar.
Po kthehem te Dimitri i cili erdhi në shkollën tonë n’ Diten Ndërkombëtare të poezisë bashkë me Ali Gjeçbritaj nga Kraja e princ Vlladimirit si bashkëpunim ndërmjet shkollës “Bedri Elezaga” dhe “Art Clubit”.
Dimitri me thjeshtësinë e tij, me oratorinë dhe me përvojat e bukura jetësore që aq bukur i paraqet edhe në poezi la gjurmë tek ne si mësimdhënës dhe tek nxënësit.Nuk mund të le pa përmendur se sa bukur thur ngjarje nga jeta e tij si fëmi dhe si i rritur dhe me këto ngjarje aq bukur edhe edukon brezin e ri.
  May be an image of 4 people and people standing Shkollës i duhen mushkëri për të marrë frymë, dhe mund të them me plot bindje se organizime të tilla janë oksigjeni i shkollës, ndoshta për faktin se unë e dua anglishten si mēsimdhënëse e saj por me dashuru dashuroj gjuhen shqipe( sidomos gegnishten).
Dimitri erdhi duar plot, bibliotekes i dhuroi shumë libra që do t’jenë një vlerê e shtuar për bibliotekën tonē.Sensacion ishte edhe harta e Malit të Zi që tashme flet shqip.
Arnold Von Harfi kur mbërriti në Ulqin pati thënē:”Könte dass die Paradise sein?”
E unë shpresoj se institucioni jonë do të kthehet në një parajsê të vogel përmes aktiviteteve dhe krijimit të lidhjeve me institucione dhe me njerëz të artit dhe kultures.Kurse fotografi që me pasion fotografon e i bën t’pavdekshme këto ngjarje më kujton Dan Xhurretën, fotografin e parë nga kjo zonë falë të cilit shumë ngjarje mbeten të pavdekshme.
May be an image of 12 people and people standing Luigj Gurakuqi pat thanë: Më gjeni një gjuhë në këtë botë që mbrin me ba një fjali kaq elegante me shtat folje rrjesht, pa asnji emër, mbiemër, ndajfloje, përemër a lidhëz!
“Me pas me mujtë me kanë me shkue me i thanë me ardhë me më pa”.
Me pak gegnisht për n’ fund sa me ju uru mirëseardhje të gjithë atyre që na nderojnë me pjesëmarrje.Thojnë se nostalgjia shfaqet në drejtime të ndryshme por tri janē më kryesoret:May be an image of 2 people, people standing and indoor
– Gurët e hirtë, rrasat e gurëve, gomilat dhe varret.
-Drurët: frashëri, mani, ftoni…e thana.
-Dhe i treti njeriu me unin e tij poetik.
Profesor dhe një simbolikë për fund, mua dhe ty na bashkon ’91.
Ulqin 23.03.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.