Sapo kemi mësuar lajmin e gëzueshëm për të gjithë artëdashësit e këngës Shkodrane. Presidënti i Republikës Ilir Meta i ka akorduar titullin e lartë :“Ndderi i Kombit” , Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili. Kësaj radhe do thonim vertetë një vlersim i merituar, dhe aspak i shpërdoruar për artistin Bujar Qamili.Këngëtari i dashur për tgë gjithë, Ai që veçmas mjaft këngëve të reportorit të tij ka edhe një këngë të titulluar “Qejfi bahet me Shkodran” , bëhet e ditur se nga dita e sotme Mjeshtri i Madh Bujar Qamili është “Nderi i Kombit”. Ndaj vertretë qejfi dhe krenaria për këtë vlersim është për çdo Shkodran.Realisht kemi bindjen se askush as nga komuniteti i artistve , e as nga artëdashësit kësaj radhe nuk kanë “kontestime” për dekorimin e Bujar Qamilit. Themi kështu se për hirë të së vertetës dekorimet e një kohe të shkurtër më parë nga Presidëntii Republikës Ilir Meta në shkodër patën ngjall paksa “debate” të “vockla”.Kësisojë duket që Presidenti Ilir Meta pasi provojë disa ditë më parë të këndojnë më Bujarin “ u bind” se zeri i tij i mrrekullueshëm e meriton të jetë: “Nderi iKombit”.Ndaj departamënti i kulturës në revistën “Fjala “ e uron përzëmërsisht Bujar Qamilin për titullin “Nderi i Kombit”. Ndërersa Presiëntit të Republikës i bëjmë një propozim publik. Para ikjes në Korrik nga selia e Presidëncës të firmosin edhe një titull :Nderi i Kombit” për të madhin e gjithë të mëdhënjve të këngës dhe folkut Shqiptar, për Artistin e Merituar Sali Mani. Malësia e Madhe , “Klubi Miqve të Sali Manit”, dhe në veçanti Kosova Kreshnike të cilës Sali Mani i këndoj, siç dinte vetëm Ai, do t’ju jenë mirënjohës!besojmë që “ rekomanduesit” kësaj radhe të jenë të vemëndëshëm edhe për artistët nga M.Madhe.