Bardh Spahia flet pas rezultatit/ “Do t’i kthejmë fytyrën e vërtetë Shkodrës”

0

Kandidati për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia i cili mori 1011 vota në total përballë Astrit Bushati me 202, ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit.Ai iu ka bërë thirrje demokratëve dhe shkodranëve që t’i kthejnë fytyrën e vërtetë Shkodrës.“E konsideroj një ditë të madhe për demokracinë shqiptare.Ky shembull që fillon nga Shkodra më bën të ndihem krenarë, për këtë pjesmarrje historike. Zgjedhjet në Shkodër do fitohen nga demokratët e vërtetë.

 

Do bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Shkodër e në mbarë vendin.

Të rinj dhe të moshuar të bashkohen me ne, për të ndryshuar realitetin e krijuar nga qeveria e sotme”, tha ai./

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.