AMERIKANIA E “LEGJIONIT TË NDERIT”

0
Profile: Danielle Steel.Autorja ka shitur më shumë se 600 milionë libra në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga shkrimtaret më të lexuara dhe shitur në kohën tonë, shumica e tyre janë bestsellerë.
Në një hark kohor prej dyzet vjetësh, shkroi më shumë se njëqind romane, gati një miliard kopje të shitura, duke e bërë kështu një nga shkrimtaret më të lexuara në botë. Adhuruese e romancës dhe historive të bukura të dashurisë që mbarojnë mirë, Danielle Steel është një nga shkrimtarët më të njohura të romaneve të dashurisë, një nga më të njohurat e epokës tonë, autorja është e njohur për të gjithë ata që e duan letërsinë sentimentale.
Danielle Fernande Dominique Schuelein-Steel u lind në 14 gusht 1947 në Nju Jork Siti. Dihet fare pak për fëmijërinë e shkrimtares, përveç që jetoi disa vite në Evropë, përfshirë Francën, para se të kthehej në Nju Jork për të mbaruar studimet. Danielle Steel filloi të shkruajë tregime si fëmijë, gjatë adoleshencës filloi të shkruajë poezi. E diplomuar në liceun Francez të Nju Jorkut më 1965, ajo studioi letërsi, kompozim dhe kompozim mode, fillimisht te Shkolla Parson e më pas në Universitetin e Nju Jorkut.
Para se t’i kushtohej profesionit të shkrimtares, në fillim të viteve 1970, amerikanja e filloi karrierën e saj në fushën e publicitetit dhe marrëdhënieve me publikun. Suksesi që pati në vitrinat e librarive i mundësoi të bëjë disa telefilma, shpesh të frymëzuar nga veprat e saj. Përveç letërsisë shkruan edhe tekste për muzikë piano, që nga viti 2011, falë një bashkëpunimi me francezin Jérôme Gauthier. Danielle Steel është gjithashtu aktive shoqërore me dy fondacione që ka krijuar dhe i drejton vetë. E para merret me sëmundje mendore dhe fëmijë të keqtrajtuar, e dyta me të pastrehët. Ajo është gjithashtu e apasionuar pas artit.
Autorja ka shitur më shumë se 600 milionë libra në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga shkrimtaret më të lexuara dhe shitur në kohën tonë, shumica e tyre janë bestsellerë. Po ashtu ajo mban rekordin për numrin e javëve që kryesojnë bestsellerët me më shumë se 390 javë rresht. Shkrimtarët udhëhiqen nga pasioni. Është ai që u lejon atyre të hyjnë në gjeni, të kalojnë në brezat e ardhshëm. Por ata janë, të mos harrojmë kurrë, burra dhe gra si të tjerët: jeta e tyre seksuale, ndonjëherë jashtë të zakonshmes, është për diçka në “punën” e tyre. Ndër librat e shumtë përmendim: “Aksidenti”, “Album familjar”, “Apartamenti”, “Bekimi”, “Dashnorja”, “Dashuri dhe pushtet”, “Dhurata të çmuara”, “Eden i ndaluar”, “Fundi i verës”, “Me shikim të parë”, “Mrekullia e fajit”, “Motrat”, “Vitet e dhmbjes”, etj.
Shkrimtarja ia kushton suksesin origjinalitetit të rrëfimeve të saj: “Unë shkruaj për jetën e vërtetë, ngjarje që na tronditin të gjithëve, shqetësime që kemi, dramat që jetojmë. Për një kohë të gjatë nuk e kisha kuptuar, por kam përshtypjen se u jap shpresë njerëzve, – thotë ajo. – E vërteta në libra, personazhet që tingëllojnë të vërtetë, kjo është ajo që prek njerëzit”.
Ajo ka fuqi të jashtëzakonshme pune. Motoja e saj? “Të shkruash çdo ditë!” Gjatë 11 viteve të para të karrierës, ajo nuk mori asnjë ditë pushimi. Madje, Barnes & Noble u tha: “Punoni sa më shumë që të keni mundësi, madje edhe më fort. Disiplinimi dhe këmbëngulja janë thelbësore. Mos prisni që frymëzimi t’ju godasë, qëndroni ulur dhe punoni çfarëdo që të ndodh, edhe nëse kryhet ngadalë. Punën këmbëngulëse nuk ka gjë që e zëvendëson (dhe jo vetëm në fushën e të shkruarit)”. Zakonisht punon me disa romane në të njëjtën kohë, në faza të ndryshme të procesit të shkrimit: ndërtimi i intrigës për njërin, shkrimi ose korrigjimet përfundimtare për të tjerët. Vijon të shkruajë me të njëjtën makinë shkrimi që nga fillimi, një “Olympia” e vitit 1946, të cilën e quan “Oli”.
“Kështu kaloj 20-22 orë nga koha ime e punës (pothuajse çdo ditë, veçanërisht kur shkruaj një libër), kur shkruaja në makinën time të vjetër të shkrimit fëmijët i zinte gjumi çdo natë në tingullin e makinës së shkrimit. Shkruaja natën, pasi kishin shkuar në shtrat. Tani shkruaj gjatë gjithë kohës. …Jam më e lumtur kur shkruaj me makinën time, kur shkruaj”.
Danielle Steel iu bashkua sërës së Douglas MacArthur, Julia Child, Walt Disney, Alan Greenspan dhe Bob Dylan etj., kur u bë amerikania që mori çmimin më të lartë në Francë: “Legjioni i Nderit”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.