AHENGU SHKODRAN – KRYEVEPËR E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE

0
NGA RAMAZAN ÇEKA
Të flasësh për “Ahengun Shkodran”, ta pasqyrosh atë, jo si një studim, por si një aktivitet real që tashmë, prej 11 vitesh, ka dhe një datë të caktuar celebrimi para artdashësve shkodranë, është jo vetëm përgjegjësi, por edhe kënaqësi e madhe.
Do duhet të bëhesh pjesë e tij, qoftë edhe si spektator, që të kuptosh se sa të shumta janë veçoritë dhe vlerat që mbart dhe bën të paarritshëm këtë aktivitet. Ky ativitet, tashmë i përvitshem mirëpritet tamam si ato dasmat motit që kishin një datë të caktuar, ku të gjithë përgatiteshin muaj të tërë për ta përjetuar atë me të gjitha detajet e gëzimit e dëfrimit.
E tillë është edhe nata e “Ahengut Shkodran” koncertit popullor që zhvillohet çdo 29 shtator dhe përkon me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, çka vazhdimisht ka nxitur interesin e qytetarëve dhe institucioneve për t’u parapërgaditur sa më denjësisht, tamam si familjet shkodrane për natën e dasmorëve.Mund të jetë një imazh i 5 persona, turmë dhe teksti
Në këtë dasëm të improvizuar me perlat e këngëve qytetare shkodrane, inskenuar në një oborr të mrekullueshëm ku kundërmojnë luleborat, karafilët e trëndafilat, ku banesa me shkallët e ngurta, çardaku, pusi me çikrik rrethuar nga avullitë e larta me gurë Kiri, të kujtojnë edhe djepin ku lindën e u rritën këto pasuri shpirtërore të një qyteti.
Mbrëmë Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” kishte ditëlindjen, mbushte 40 vjet, që për herë të parë u prezantua para publikut shkodran dhe atij shqiptar, me një repertor perlash të këngës popullore qytetare shkodrane.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe turmë
Formacioni popullor “Karaifilat që ka Shkodra” u themelua në verën e vitit 1983 nga ideatori Nesret Kastrati dhe arkitekti i këtij grupi Tahir Kastrati, nën drjetimin e mjeshtrit Luan Barova dhe mbështetjes së drejtorit të Teatrit “Migjeni” të asaj kohe Agim Kodraliu, duke i dhuruar një vlerë tjetër qytetit tonë.
Emri i grupit “Karajfilat që ka Shkodra” ishte propozim i prof. Robert Prendushit, një tjetër përsonalitet me shumë kontribute. Për unifikimin e vokalit punoi z.Tonin Daija, muzikant pasionant i qytetit tonë.
Dikush më i ri e dikush më pak i vjetër, bashkuan zërat e tyre të mrekullueshëm, për t’u bërë, jo vetëm të njohur, por edhe legjendarë në llojin e tyre.
Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 këngëtarësh do të hynte në historinë e këtij qyteti si një risi muzikore që do ta çonte këngën shkodrane më tej.
Ata ishin: Bep Pavaci, Rushdi Çekaj, Paulin Gruda, Ferdinant Deda, Luigj Alia, Berhan Nehani, Riza Ramadani – Xhakoviç, Tahir Kastrati, Nesret Kastrati dhe Leon Leka.
Të gjithë këngëtarët, që performuan në këtë grup, ishin pjestarë të korit të filarmonisë së qytetit të Shkodrës.Mund të jetë një imazh i 5 persona, televizori dhe teksti
Ishte ideja e të ndjerit Tahir Kastrati, që me më të përzgjedhurit e këtij kori, të krijohej një grup, i cili me një repertor këngësh që buronte nga tradita shkodrane, të paraqitej përpara publikut.
Këtë ide e përkrahi mjeshtri Luan Barova, i cili, u bë edhe udhëheqësi artistik i tyre.
Rikthimi i këtij grupi me element të rinj u ba këtë 10-vjeçarin e fundit. Ky grup i atashuar më së shumti pranë Qendres Kulturore “Pjetër Gaci”, por edhe pranë Teatrit “Migjeni”, bashkë me grupin e vajzave të talentuara, që nga viti 2018 kanë gjallëruar jeten e qytetit.
Kështu u themelua grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, grup që për 40 vite me radhë, jo vetëm mbajti gjallë traditën e këngës shkodrane, por e pasuroi dhe e trashëgoi edhe me këngëtarë të rinj, që edhe sot e kësaj dite janë pjesë e këtij grupi.
E gëzofshi ditëlindjen “Karajfilat që ka Shkodra”!
Ju këndoftë zemra!
Për të gjithë ata që nuk e dinë, zanafilla e vërtetë e “Ahengut Shkodran” lidhet pikërisht me ritet e dasmës, të cilat në qytetin e Shkodrës ishin unike në llojin e vet, sado që edhe krahinat përrreth kishin karakteristika mjaft të ngjashme me ritet e “Ahengut Shkodran”, pasi siç thonë, folklori nuk lejon dhe as nuk njeh kufinj. Sipas etnologeve “Ahengu Shkodran” ka lindur që në kohën e Bushatllinjve pra, para më shumë se 200 viteve, ku për atë kohë lindi si një risi dukurish të cilivizimit qytetar per t’u kultivuar më pas me një fanatizëm të pashoq duke ruajtur deri në detaje ritet e dasmës së vjetër shkodrane.
Ahengu Shkodran edhe sot e kësaj dite të ngjan me një koncert të mirëorganizuar, i cili në vetvete ka gjetur edhe përshtatjen e këngëve dhe valleve sipas kohës ditore kur dasma kryen ritet e veta, që nga sabahi deri në aksham (mëngjesi deri në mbremje).
Ahengu shkodran, që nga lindja e tij ka qenë dhe është një institucion artistik e kulturor i përbërë nga poetë, kompozitorë instrumentistë e këngëtarë, të cilët jo vetëm arrijnë të ruajnë vlerat e tij që nga krijimi, por edhe t’i kultivojnë e trashëgojnë në breza. Prandaj “Ahengu Shkodran” është gjithmonë vital e i kristaltë si një burim me ujë të kristaltë që nuk shterron kurrë. Muzikantët dhe këngëtarët e “Ahengut Shkodran” ruajnë dhe interpretojnë motivet e vjetra të këngëve dhe valleve më të hershme, por njëkohsisht krijojnë edhe këngë të reja, brez pas brezi gjithnjë duke ruajtur karakteristikat që lejon ky institucion.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe martesë
E veçanta e kësaj pasurie të paçmueshme është se ajo nuk është pasuri e një grupi muzikantësh, por e mbarë një qyteti që është një ansambël i madh artistik dhe njëkohësisht edhe memoria e albumit artistik të “Ahengut Shkodran” në shekuj. Në dasma e gëzime të gjithë shkodranët këndojnë e dëfrejnë duke i shoqëruar ato me vallet tradicionale palë-palë, me tematika epike, lirike, por edhe satirike ku spikasin edhe rrobat e bukura me vlera unikale.
Kështu pra më 29 shtator, datë që përkon me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore, në një mbrëmje të freskët të fillimvjeshtës nga Qendra Kulturore “Pjeter Gaci” u organizua edicioni i 11-të i koncertit madhështor “Ahengu Shkodran” në bashkëpunim me Muzeun Historik të Shkodrës dhe me mbështetje të Bashkisë Shkodër.
Organizimi me pasion e profesionalizëm i “Ahengut Shkodran” është një obligim ndaj kësaj pasurie, që ca vite më parë me të drejtë u etiketua si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë kulturore kombëtare, pasi ai mban gjallë një krijimtari të paçmueshme, mban gjallë dashurinë, respektin dhe memorien ndaj gjithë kësaj game kulturore të pastër dhe origjinale që nxit brezat ta ruajnë, trashëgojnë dhe ta kultivojnë edhe nëpër gëzimet familjare. Veç kësaj “Ahengu Shkodran” nxit kultivimin e artit popullor ku hyjnë ritet shpirtërore, këngë e valle që i aplikojmë duke i gërshetur edhe me artizanin e punës me dorë nga veshjet tek instrumentat e më gjërë.
Edhe në këtë edicion nën drejtimin e udhëheqësit artistik z.Bardhyl Hysa, drejtuesit muzikor Ilir Zoga, moderatores Gentiana Daka dhe koreografit Aldo Nika erdhën mjaft bukur interpretime këngësh të vjetra të kënduara me shumë dashuri nga zërat e rinj të këtij qyteti, si dhe Grupi “Karaifilat që ka Shkodra”, valltarët dhe instrumentistët të veshur bukur me veshjet tradicionale, premton për vazhdimësi dhe rritje të sigurtë të këtij folklori në djepin e Kulturës Shkodrane.
Orkestra e mrekullueshme që drejtohej nga mjeshtri Ilir Zoga i dha vlerë të jashtëzakonshme këtij koncerti.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë
Oborri i shtëpisë karakteristike shkodrane të Oso Kukës, ishte i tejmbushur që një orë para se të fillonte koncerti, i cili ishte planifikuar për në orën 19.00. Spektatorët, si në një natë dasme të vërtetë kishin ardhur më herët për të gëzuar e dëfryer. Dhe ashtu ndodhi: këngët nuk u shoqëruan vetëm me duartrokitje, por edhe me korin e tyre të mrekullueshëm.
Mund të jetë një imazh i 3 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.