Malit të Zi si kandidati më i avancuar për anëtarësim në BE, më shumë i konvenon iniciativa e Tregut rajonal të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, se sa Open Balkan ku janë për momentin Srbija, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kështu do të deklaronte kohë më parë negociatorja e Malit të Zi me Bashkimin europian Zorka Kordiq, shkruan Ulqini Online.‘’Besoj se perspektiva europiane bashkon të gjitha vendet e Ballkanit përëndimor dhe në vend të iniciativa rajonale të reja duhet të fokusohemi në implementim sa më të mire të atyre që tashmë ekzisojnë në mënyrë që të arrijmë atë që, mendoj se është qëllimi kryesor it ë gjitha vendeve të rajonit, anëtarësimin në BE’’, deklaroi Kordiq.Edhe ish qeveria e Dushko Markoviqit nuk e pranoi iniciativën e nisur nga Vuçiq, Zaev dhe Rama duke u arsyetuar se Mali i Zi ka treg të hapur dhe se nuk ka kurrfarë barierash të ndryshme dhe tregtare ndaj shteteve tjera por ajo ishte iniciativë e atyre shteteve të cilat njëra tjetres i vendosen barriera.Kohëve të fundit janë shtuar ritmet të punës për inkuadrim të sa më shumë shteteve të ballkanit në këtë nismë.Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth idesë së Open Balkan gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të TVKLAN, ku ai ka thënë se kjo ide është afër ideve të tij personale, përcjell Telegrafi.Në këtë drejtim, ai ka sqaruar se “kufijtë duhet të bëhen të padukshëm, por jo të ndryshohen”.
“Ideja e Minishengenit apo Open Balkan është shumë afër ideve të mia”, ka thënë fillimisht Abazoviq, duke treguar se bëhet fjalë për “ide të tija personale” dhe ka shtuar se në Qeverinë e Malit të Zi ka mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.“Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale pasi në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet se Vuçiq dhe Rama duan që të krijojnë një supershtet ose diçka tjetër. Situatat është e thjeshtë. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Domethënë nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshëm. Të kaloni fare thjeshtë: Ta shihni tabelën ‘Mirësevini në Shqipëri’, ‘Mirësevini në Mal të Zi’, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka thënë Abazoviq.Nuk dihet nëse kryeminstri shqiptar Edi Rama, si njëri nga nimsëtarët e Open Balkan se bahsku my kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po mundohet të bind Abazoviqin e më këtë edhe qeverinë e Malit të Zi për përfshirje në këtë projekt rajonal