Vebi Kurtaj
A e shihni këtë djalosh?
Çdo ditë ka t’njejtin avaz,
Blen e shet vetem rrogozë,
Me pak fjalë, asht matrapaz.
I veshur si varfanjak,
Me një pamje katundari,
Me rrogozë neper sokak,
Sa bukur i shkon pazari…
-Ndalu pak, mos shko ma poshtë!
I thërrasin dyqanxhitë:
-Sa bythë vend ze kjo rrogozë,
Sa t’ka thanë yt atë me e shitë?
I ngarkuar djaloshi i shkretë,
Nalet që t’ua kthejë “xhevapin”:
-Me bythë t’mia, nëntë a dhjetë,
Per tuajat… bani vetë hesapin.
Dyqanxhitë, me njeri-tjetrin:
-Po ky qenka fëmi shejtan,
Mirë more djalë, -i thotë ma i vjetri,
-Po ti s’na the, haku sa i ban?!
Prapë djaloshi, qesh e ngjesh,
-Le t’i marrim punët me rradhë,
Per bythet, a e moret vesh?
Tash po flasim per pazar.
Këtë barrë që shihni mbrapa,
E kam ulë vet’ prej n’katun,
Nuk e shes sa m’ka thanë baba,
N’mujsha, disa grosh ma shumë.
Mbeten seri dyqanxhitë,
Djaloshi pershtypje u ban,
Njani, i ndalon tespitë:
-Mirë, sa e ke pazarin tan?
Djaloshi, “shejtan” i zgjuar,
I bindi avash-avash,
Kur e shohin prap ngarkuar,
Ooo, ky qenka matrapaz…
Dyqanxhitë, mbushun me mllef,
-Ik e mos na e msyj ma deren,
Djaloshi:
Meqë shkollen s’e kam me qef,
Me një farë pune do të merrem…
Vebi KURTAJ