Gëzuar e bukura hallemadhe!
E bukura ime hallemadhe
Kurrë s’u bëre zonjë e rëndë
Në çdo kohë t’i thurën vargje
Po ti mbete ndalur në vend.
Çfarë të them, çfarë të uroj
Ti e heshtur rri më sheh
Dikur thurje ëndrra të mëdha
Sot je loti që pa pirë më deh.
Ti çdo ditë numëron të ikun,
Shtëpit bosh, shpresën e fikun.
Ti mes dhimbjesh këndon urat
Që e nesërmja të na sjell fat.
Gëzuar e bukura zemërbardhë!
Gëzofsh ditë më të mira se më parë!
Një ditë e bardhë do të vijë për ty
Dhe unë do jem aty, lotin ta fshi…
Gëzuar!