Bashki, Bashkia ime a kanë Ujë ato burime?Ku e ke fjalen që pate dhan 24 orë Ujë për të tan?

0
225

 Nga Ardian Hysa Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Malësia e Madhe pa ujê te pishem !!.Drejtoria Rajonale e SHAA – Ujesjellesit dhe Bashkia “flejne” gjume,sot kur dhe temperaturat kane arritur mbi 40 grade celcius.Në Koplik vetem 1 ore uje nê 24 ore,po ashtu në Buze -Uji e Dobre.Thuhet se Ujesjellesi ka nderhyre duke kaluar ujin në Ujesjellsin e Kastratit dhe per te furnizuar bizneset në zone.Askush nuk pyet per banoret që paguajne faturat e konsumit pa ju shkuar uji në shtepite e tyre Me keq fakti që pjesa më e madhe e fshatrave në Gruemire,Shkrel,Kastrat e tj nuk kane fare uje të pishem. Shume banore po detyrohen të blejne ujin per të plotesuar nevojat e tyre familjare.E per çudi Bashkia hesht,nuk flet as Kryetari i Bashkise që kishte premtuar 24 ore uje në Koplik,Kastrat,Balshaj,Demiraj,Gruemire etj.Ju bëj thirrje te merreni seriozisht perpara se të ndesheni me reagimin e forte te qytetareve.Asgjë spo kerkohet : Vetem ujë me pi..Misioni Vazhdon

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.