Lilir Meta antarve të Partisë së tij: Ju e dini si është zhvlersuar Shkodra!

0

Ilir Meta në Shkodër në takime me simpatizantët e tij (video)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në takime në Shkodër.Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse. Mes të tjerash ai përmendi edhe zotin Berisha, pasi tha se Shkodra ka ngelur ende me rrugën që ai ndërtoi kur ishte në pushtet.“Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë Doktori. Ju e dini që në verë mund të shkohet për 4-5 orë nga Shkodra deri në Tiranë.Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione. Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve.Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.