DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SE SHTETIT URON:GËZUAR VITIN E RI 2024! MBARËSI DHE SHËNDET NË FAMILJET TUAJA!”

0
Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, për t’iu shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe rezultatet e arrira gjatë vitit 2023. Gjithashtu, i ka siguruar ata se do të kenë mbështetjen e tij absolute, për të arrirë rezultate më të mira gjatë vitit të ri 2024.
Mesazhi:
“Bashkërisht përmbyllëm një vit plot sfida, gjatë të cilit falë përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës së të gjithëve ne, arritëm të kemi më shumë rend, siguri dhe rezultate shumë më pozitive kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj e cila ju ka kushtuar sakrificë, dedikim dhe kohë larg më të shtrenjtëve tuaj.
Duke ju garantuar mbështetjen time absolute, jam besimplotë se viti i ardhshëm do të na angazhojë më shumë, më të denjë dhe më seriozë, për të mirën e qytetarëve.
GËZUAR VITIN E RI 2024! MBARËSI DHE SHËNDET NË FAMILJET TUAJA!”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.