Bona Mulaj Lluka /Artisti i Kombit Sali Mani i pati thënë babit: A ma fal mua këtë vajzë ta bëj artiste!

0
Bona Mulaj Lluka
Mund të jetë një imazh i 1 person, duke studiuar dhe teksti
Isha diku 7-8 vjece kur Artisti Sali Mani ardhur per nje koncert ne Fushe Arrez, hyn ne zyren e babes (asokohe Drejtor i pallatit te kultures) dhe gjen mua ulur ne karrige.
Fran i thote..a ma fal mua kete vajze, ta bej artiste.
Vajza e tij Besa akoma skishte lindur asokohe.
Kur Sali Mani nderroj jete,shkrova diçka per te per nder te kujtimit tim me te e miqesise me tim ate, pertej te qenit nje Artist i madh.
E shoqja Feti, me shkroj privat duke me falenderuar per fjalet e shprehu mirnjohjen e saj.
Qe ate dite, urimet e fjalet e saj te zemres nuk munguan kurre..por kur une humba Naimin, mesazhi i saj ishte.
Bone e dashur, e mira ime, e shtrenjta ime, me vjen keq per gjithçka te ndodhi, por nese e pranon kerkesen time, dua te ofroj diçka.Dua te te ndihmoj te marresh nje vize per Amerike e te vish me femijet, te jesh moter me Besen time e te kalosh gjithe veshtiresite qe te rane.
Sigurisht qe kjo ishte diçka qe se prisja as nga te afermit e mi, por nuk mund ta pranoja kurrsesi, dhe u mbyll me nje falenderim zemre, duke ndjere nje respekt te jashtezakonshem per gjestin e saj.
Sot sapo lexova diku qe Feti Mani, kjo grua fisnike e plot dashuri ka nderruar jete atje ku jeton ne Amerike.
Me dhemb ne shpirt ikja e saj por vdekjen e kemi borxh te gjithe e nuk e shmangim dot.
Ngushellime femijeve, te afermve, miqve e dashamireve te familjes Mani.
U prehsh ne paqe mike e shtrenjte, qe me përcolle kaq shume dashuri qe kur te njoha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.