Ja kush është Lida….
Lida Haxhija një emër aspak i panjohur në shoqërinë intelektuale dhe kulturore të qytetit të Shkodrës,. Një zonjë simpatike e bukur e me klas, e cila sapo është konfirmuar si Këshilltare e PD-së në Këshillin Bashkiak të Shkodres.. Do jetë hera e parë për Liden që do nis një rrugëtim të ri në fushën e politikës. – por ajo shprehet tejet e nderuar për besimin e respektin që i kanë ofruar një post ku do përfaqësoj zërin dhe hallet e qytetareve të Shkodres. Lida Haxhija, ka mbaruar Studimet e saj të Larta për Mësuesi dhe e ka ushtruar këtë profesion mbi pesë (5) vite.- e ndërkohë Lida njihet gjithashtu si një Eksperte e Turizmit e cila ka mbaruar dhe ka ndjekur seminare të shumta në gjithë botën. Madje është vlerësuar me çmim e Certifikata edhe nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë asokohe z. Bamir Topi. – Pasionin e saj për turizmin e ka kthyer dhe në biznes, e cila ka një ndër Agjensitë më të njohura turistike në Shkodër për shumë vite me radhë, ku i sherbën klientit me profesionalizëm, korrektësi dhe çmimet më të mira në treg. – Për të njohur turizmin ,gjithmonë gjuhët e huaja janë aset i vyer i këtij profesioni dhe Lida zotëron Anglishten, Italishten, dhe gjuhën frënge. – Znj. Haxhija, njihet për përfshirjen e saj edhe si Sekretare e Unionit turistik shqiptar, ku ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme turistike e kulturore e jo vetëm sepse Lida njihet për shpirtin e saj prej artistes, një dashamirëse e madhe e artit, muzikës dhe humorit, ajo nder vite ka kontribuar në aktivitete bamirësie si në Shoqatën ” Jehona e Shkodrës ” , dhe pjesë e Jurive në Miss Adoleshenca dhe Miss Vogëlushi. dhe pjestare e Kryesisë së Shoqatës “ Iliria “ – Lidën të gjithë që e njohin e dinë energjinë e saj të pashtershme që ajo ka.- Aktivitetet e saja I vijon dhe përtej Shqipërisë në vendin e bukur të romances e dashurisë, Francën, atje ku ajo ndan jeten e saj mes Shqipërisë dhe Francës e cila drejton të gjitha aktivitet historike e kulturore e të gjitha festave që organizohen në “Rhône-Alpes.” , aktivitete që mbështeten dhe nga Ministria e Kulturës dhe Investimeve Strategjike. – Haxhija, misionin e saj fisnik të Mesuesit e vazhdon dhe në Francë si një Mesuese e licencuar, ajo i jep mësim fëmijëve të Komunitetit shqiptar në Francë. – Përkthyese frengjisht – shqip,, dhe Përgjegjëse e aminacioneve ne Qendren e Femijeve “ courte Echelle “ ne Beaujolais .
I urojmë shumë suksese Lides në politikë dhe do shkëlqejë njësoj siç ka shkëlqyer ndër vite edhe në fushat e tjera ..