LIBRI : “KOHË TË TRAZUARA” , NJË KAPËRCYELL MES KOHRASH DHE NDRYSHIMESH  NGA SHKRIMTARI DHE STUDJUESI GJON MARKU. 

0
JAK RROZHANI. Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Çudi . Na atë kapërcyell kohrash nuk ishim vetëm ne , pra ,brezi i ri i asaj kohe ,të mirêshkolluarit ,por edhe kasta më e lartë intelektuale e vendit, ku mund të futeshin profesorët dhe stafet akademike , qê rendnin drejt vendeve perëndimore.  Ishin dhe profesorët tanë të universiteteve apo shkrimtarë e shkenctarë të këtij vendi halleshumë, të cilët përballeshin me shkatërrimet e asaj , që ishte  ndërtuar e derdhur djersë e mund për dekada të tëra, që në një mënyrë a në një tjetër,kërkonin të largoheshin . Këtë realitet njerëzor mes dy kohëve dhe në atë kapërcyell dhe ndryshimit të madh , e përshkruan me realizëm e profesionalizëm dhe vetë si protagonist i asaj kohe dhe e këtyre ngjarjeve të ndodhura , tek libri me ese ” Kohë të trazuara ” – EMAL , 2022 ,  autori i njohur Gjon Marku. Në fakt,gjendeshim në një moment ndërgjegjeje tê munguar, gati kolektive,  më të pafuqishmit ishin intelektualet e politika të mbrapshta bënin atë qê ishin ndërtuar me aq mund e djersë ,po shkatërronin vetêdijen dhe ndërgjegjen kombëtare e po hapnin rrugë për pavetëdijen e vullnetin e pakthjellët të atyre ,që  ndergjegjia u mungonte e po i hapej rrugë pavetëdijes e ne duhet të jetonim përvoja të turbullta . Në një kohë ,që më së shumti, nocioni për ndërgjegjien, kërkonte një masë të caktuar të lirisë vetjake ,por kjo liri nuk duhet të shkonte deri atje sa të zhdukte e zhbënte vlera kombëtare.  Të përcjella lëto me mjeshtëri stilistke dhe profesionale  , duke përcjellë mesazhe njerëzore, gazetari, publicisti dhe studjuesi i njohur Gjon Marku, autor i 26 veprave të arrira në prozë , ese , publicistikë ,studime e monografi dhe të tjera në proces botimi : Kohë të trazuara . Qytetar me drejtësi të munguar . Militantët e paaftë . Pa ndërshkueshmëria . Pavetëdija kolektive dhe harresa e vetëdijshme.  Shpërdorimi i fjalës . Kuvendi i munguar në kuvendin e burrave. Në pranverë në anët tona vijnë veç shirat dhe zogjtë, ndërsa djemtë ikin, e të tjera ese të mrekullueshme e reale , ku lexuesi ‘i gjen në librin :  ” Kohë të trazuara ” – Ese , i autorit të talentuar Gjon Marku.  ” Hapi i parë në likujdimin e një populli, është të fshini kujtesën e tij . Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij ,historinë  e tij . Atëherë, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re , tê shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi.do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ishte ” , shkruante Milan Kundera.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.