Ndersa Bashkia Shkodër në faqen e sajë zyrtare, por edhe në njoftimin e derguar në adresat tona mediatike bënë me dije situaten e 24 orëve të fundit si rrjellojë e rreshjeve, krejt ndryshe ndodh me Bashkinë M.Madhe. Jo vetëm që nuk gjëndet askund asnjë informacion zyrtar, por edhe nese u kërkon zyrtarve një info, këta mbyllin gojen e rrudhin krahet.Duhet me folë me urdhër të… Gjithësesi ja info e Bashkisë Shkodër…
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.
Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.
Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.