Nga Prëlë Milani
Shumë, sa shumë më trishon hipokrizia! Kur sadizmi hipokrit merr frymë kolektive është epidemi e rrënimtare. Jazek i qoftë !Na turpëroj para Evropës me shalë e patllake zbuluar!
Shqipëria dështoi në mënyrë skandaloze në Evrovizion 2022 .Burra kushtrim fikeni televizorin se mos ju shyton magjistarja!
Sikur të ishim kualifikuar këta zëra do brohorisnin; Para Diva ti je bota! Të duam Ronela të duam kampione!
Sikur te futeshim ne pesëshe kjo picullakja që nuk njeh turp do të quhej vullkanjada e popit ndërkombëtarë .
Lere pastaj po zinte vendin e parë nuk do të thirrej më Ronela Hajati por e lumnushmja Afërdita per të cilën toka jonë nuk ka një Apolon të denjë per të!
Jo mana jo nuk çikolja jonë nuk beri herezi. E rrethuar prej një tufe balet maestrosh latin hoqi xhubletën dhe doli si molla nën dritën hënës me një tunikë ngjyrë rozë tansparente gjithë shkëlqim. Hirplotja veç me tlina “të gjata”(shyqyer te pa shtjerra) shpërtheu si bombë erotike dhe ndezi skenën si flakë dhe zjarr meteori. Pavarësisht se nuk e kaloi pragun ylberit kënga shitoi zemrat e adhuruesve të pop muzikës anë e këndë, por mallkimet cinike nuk kanë të ndalur.
A duhej te paraqitej Shqipëria ne Evropian me ketë stil muzikor?! Pa qenë i fushës mendja ime thotë jo, jo, jo moreee! Është patentë e tjetër kujt, ne nuk e bëjmë dot, por edhe po e bëmë nuk jemi më vetja. A kishte tekst kënga e furishme pop starës tonë? Çdo gjë mund të quhet por poezi kurrsesi! Po qysh pushtoj pra RTSH? Po qysh u pompua e be balone mediatike aq sa u krijua besimi se kënga “Sekret “do të pushtonte malin e zotave ?!
Ne Evropian ka mote qe shkojmë të ndruajtur me dëshirë të jemi si ata, jo si vetja. Shtiem me Top si Mato Gruda per fitore të lavdishme. Veç kur delja jonë e vogël humbet në tufat e mëdha të tjerëve atëherë themi gjitha fajet i ka gjeopolitika . Nuk mohohet rrezatimi nuklearë i gjeopolitikës. Meqenëse ky rrezatim vepron bindshëm atëherë ne duhet shkuar dinjitoz me nektarin më pjalmues të luleve tona, madje në gjuhën tonë pa pretendime kompionatise por me pretendimet më te larta artistike . Suksesi ndoshta do të vonojë por do të vije edhe tek ne po e kërkuam me zell luftëtarë . An se Ronela çika e Nikaj –Merturit e hoqi xhublëtëm! Pse hiqemi se vijmë nga një planet tjetër lakuriqësia ka 30 vite qe na ka pushtuar në skenë ku duartrokasim bekojmë dhe dekorojmë cica mëdhatë dhe shalegjatat. Lakuriqësia ka pushtuar ekranet nga 24 ore pa pra. Lakuriqësia gëlon nder zyrat institucione, rrugë sheshe dasmat pse jo dhe morte.
Vjellja valëzon lakuriq me baballarët dhe shpëtimtaret e kombit. Në ketë fushë jemi pararoja e evropianeve. Evropa zbulohet e mbulohet si ti teket qefi por tani e shkreta është në menopauz ndërkohë shtiret si shenjtore dhe qeshen me lakuriqësinë që ajo vet na dhuroj. Ne të shumë urituri shekullore u vetë zbuluam pa as një autoçensur dhe marshojmë krenarë pa na u trembur syri drejt fitoreve të lavdishme internacionale pa këmishë e pa t’lina!