2 Prilli . Kjo datë që realisht nuk është , dhe nuk duhet konsideruar thjeshtë një ditë ku politika qoftë ajo qëndrore , dhe kjo vëndorë , të vihet në garë se kush vëndos kurora me lule, por kjo datë, ajo ngjarje kerkohet të jetë reflektim i gjithë klasës politike e për me tëpër PD duhet të kishtë një ditë mundësie të lënijes së sherrëve partiake.Por kjo mbase nuk u arrit sa dhe si duhej. Sapo ish lidëri historic i demokratve erdhi tek Sheshi i demokracise “2Prilli”, dikush nga qytetarët e pranishëm lëshoj një zë: Doktor t’i na erdhe me rrëze Dielli. Ishte kjo një gjetje artistike mbasi për hirë të së vertetës në ato moment natyra bëri punën e vet , shiu pushoj dhe doli Dielli. Dhe veçmas mjaft qytetarve të ndodhur në shësh , krahas kreut të ri të Bashkisë Bardh Spahija , por edhe ish kryetares Voltana Ademi , dhe grupit vëndor të rithemelimit të PD ishin edhe deputet e PD , të njohur si mbështetës të ish kryetarit Lulzim Basha. Konkretisht Gerta Bardeli, Emilja Koliqi , Zef Hila , Ramadan Likaj, Helidon Bushati. Me të gjithë këta doktor Berisha ka shtërnguar duart. Dikush këtë akt e ka quajtur një sinjal kthese i këtyre deputetve, dikush tjetër cilivizim,kultur mikpritje në qytetin e tyre , ndërsa të tjrerë nxituan ta quajnë , ose e thënë ndryshe të listojnë këta deputet dhe të tjerë si “tradhëtarët” e Bashes, dhe shikimin nga frynë era.Ndërkaq pati edhe një rast jo fortë të këndëshëm. Kryetari i degës vëndore të PD Xhevdet Amuli njuk i është”bindur” moderatorës së këtij aktiviteti ndërmëndës, por ka vëndosur një kruror me lule,madje këtë rastë Xhevdet Amuli e kakonsideruar një mangësi të portokollit të Bashkisë, dhe jo ë qellimshme. Kështu është shprehur gjatë një prononcimi për mediat. Po kështu një grupim disi me vete mund të thuhej që ishin drejtuesit e shoqatës antikomuniste të të ish të persekutuarve politik. Edhe këta kanë vëndosur kurora, por kanë qëndruar disi large udhëheqjes . Gjithësesi duhet pranuar se gjaku I martirve të demokracisë së 2 Prillit , mbase ka sherbyer , duke hedhur një hap sado të vogel drejtë bashkimit të Demokratve këtu në Shkodër. Një fakt tjetër që ra në sy ishte edhe fakti se shumë nga ata që dikur ishin drejtora të Pd , nga Shkodra dhe M.Madhe, dhe të cilët shfaqnin dashurinë e pakufishme për Pd-n dhe udhëheqjen , ku aso kohe duke u treguar partiak të zëllshëm , na e vështërsonin punën në gazetarve, duke rrethuar dhe përqafuar Doktorin e të tjerët pas tij., këta mbase ishin sot më të munguarit. Ndaj serish kishte zëra, se nga këta ish drejtora, që sot janë “rekurtuar” nga rilindja nuk pritej të vinin, për tu takuar me ish lidërin e tyre. Megjithëatë ka edhe nga ata që mëndojnë se vitët do të duhej të bënin punën e tyre , e për rrjellojë pse të mos marrin guximin e distancimit nga partia e punës , PS , për të nderuar edhe këta herojt e Demokracise? Kësisoj të “rekurtuarit” do të “kishin lëjë” për të ardhur këtu.Ja kjo ishte panorama e 2 Prillit sot në Shkodër. Të shohim seku do rreshtohen neser këta deputetet që shternguan duartë me Dr . Berishen!