Sot dy vite më parë u nda nga jeta A,kademik Ahmet Osja. Pikrisht mbrëmja e 23 Shkurtit e vitit 2020 , na ka dhënë lajmin e hidhur të ndërrimit të jetës në moshën 80 vjeçare së Prof Ahmet Osja.Dy vite pa njëriun e shkëncës bujqësore , dy vite pa njeriun e mire, flokëbardhë e zëmërbardhë, I cili vkitët e fundit të jëtës ndalej kudo në tavolinat e intelektualve, dhe asnjëherë nuk na “besdiste” me kafe, madje dhe neve na këshillonte , sa me pak kafe ne ditë , më mirë një gotë uji, një gotë qumushte se …Por gjithë një profesori ulej në ta voline dhe .. O zot sa shumë gjera të mënçura na ka thënë !Të gjithë e kujtgojmë prof Ahmetin , teksa nxirrte një copez letër , dhe nje stilolaps e na llogariste edhe rrezët e dritës e të dillit ku e kanë “forcën” e mirësisë më shumë në cilën pikë të liqënit të Shkodrës.Të gjithëve nas kujtohën ato shëmbuj të atyre bimëve dhe luleve që rritën në bjeshkët tona, dobia e tyre është e jashtëzakonshme na thoshte përherë profesor Ahmti! E pra ky ishteprofesori i shkencave bujqesore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshter i Madh, Ahmet Osja.Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.Akademik Ahmet Osja, ku burr fisnik, birë i M.Madhe, ky shtegtar i maleve , fushave , ky njohës , mbase si pak kush tjetër i bimësisë së pasur Shqiptare, ka dy vite që ka ikur në jetën tjetër, duke na lënë krahas veprave të tij edhe modelin e njeriut të persosur , deri në kuptimin më të plotë të fjalës i persosur.Akademik Ahmet Osja është “Qytetar Nderi” i trevës që e lindi, ndaj dhe M. Madhe , ka nderin që e ka patur dajl të sajnë.