Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër Xhemal Bushati është propozuar si kandidat nga dega e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës.Emrat që janë propozuar më herët ishin ishin edhe kreu aktual i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, por me origjine nga Shkodra apo edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Austrisë në Shkodër.
Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e Lulzim Bashës ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës është dakordësuar që kandidat të zgjidhet Xhemal Bushati.Kështu Shkodra tanimë i ka tre kandidaturat e saja, ku në mes të dy burrave të PD socialistët kanë një grua përfaqësuese.Demokratët më në fund nuk iken nga Bushtalit, mbas terheqjes si drejtues politik të Helidon Bushatit, merr guximin për të kandiduar Xhemal Bushati.Ndaj Pd me dy kandidatgurat e e saja Xhemal Bushatin dhe Bardh Spahin, ngjason me ofertat e njesive tregtare: Paguaj një merr dy…e përkkthyer voto nga dy për të patur një…