Një zjarr ka përfshirë një banesë dy katëshe në fshatin Palvar të Malësisë së Madhe mëngjesin e sotëm. Si shkak i këtij zjarri e zonja e shtëpisë Sadete Kukaj është plagosur duke pësuar djegie në disa pjesë të trupit.Menjëherë është dërguar drejt spitalit të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e parë dhe nga aty drejt Tiranës në repartin e djegie plastikës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Një prej komshinjve aty afër Ymer Brahimi është personi i parë që ka ndërhyrë ndërsa tregon se si ka shpëtuar të zonjën e shtëpisë.Po aq e vështirë ka qenë ndërhyrja për të shpëtuar edhe djalin 14 vjeçar i cili po flinte në katin e dytë të banesës. Brahimi thotë se ka përdorur një shkallë druri nga jashtë duke u ngjitur në katin e dytë dhe duke shpëtuar 14 vjeçarin i cili nuk e kishte idenë se në banesë kishte rënë zjarr.Can Kukaj është vëllai të zotit të shtëpisë ku ra zjarri i cili tregon se Sadete Kukaj është djegur në fytyrë pjesërisht, në krah dhe pjesën e gjoksit.Komshinjtë dhe të afërmit e familjes Kuka treguan se përveç ndërhyrjes së banorëve me mjete rrethanore me shpejtësi kanë shkuar edhe mjetet zjarrëfikëse të Malësisë së Madhe duke bërë shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.