GRATË DHE VAJZAT E MALËSISË SË MADHE NË BALLË TË FITORËS SË PS

0

Dy kandidatët për deputet  të Partisë socialiste në Qarkun Shkodër, respektivisht numëri 1 Edona Bilali dhe numëri 2 Paulin Sterkaj  , janë shprehur para grave  socialist të M.Madhe; se sot gratë   janë  më të integrueme se kurrë ndonjëherë, ndersa për  Edona Bilalin, modeli i deputetit është Paulin SterkajKjo e shtunë në M.Madhe ka qënë një ditë pranverë  e bukur dhe plotë aromë gruaje. Kësisoj takimi i organizuar nga gratë socialist me dy kandidatët për deputet të socialistve në Qarkun Shkodër Edona Bilali dhe Paulin Sterkaj  realisht i dha kolorin e duhur  gjithë fushatës elektorale që po zhvillojnë socialistët  kudo në tërë Qarkun Shkodër.Integrimi I gruas Malësore, tashmë është një realitet i pa diskutueshëm , dhe kjo është konsideruar një mëritë e   deputetit actual  Paulin Sterkaj dhe kreut të Bashkisë Tonin Marinaj.Falë një bashkpunimi  model, këta të dy , së bashku edhe me faktorët e tjerë   kanë bërë që  gratë dhe vajzat Malësorë  tanimë të shkolluara dhe të  formuara profesionalisht  në shumë sector të jetës, jo vetëm që po administrojnë bindëshëm   kudo në administratën e Bashkisë  e tjera , por edhe në arsim, e deri tek vetëpunësimi  në fermat familjare. Ndaj në fjalen e saj    kandidatja për deputete e PS në Qarkun Shkodër Edona Bilali  ka vlersuar    edhe bukurinë , edhe zgjuarsinë  e grave dhe vajzave të M.Madhe. Nderkohë që  Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj   si gjithënjë është ndalur tek ndryshimi i ndodhur këto vitet e fundit edhe në jetën e perditshme të grave Malësore. Deputeti Paulin Sterkaj në fjalën e tij nuk i ka kursyer  fjalët e mira për kryesuesen e listës së PS  Edona Bilali , si një vajzë tipike   Shkodrane e mehallës së njohur Tophane… Në këtë takim   me gratë socialistë të kandidatve për deputet kanë pershendetur edhe mjaftë nga gratë e pranishmë  në këtë takim, ndersa ish kryetari PS   në ato vite kur  Paulin Sterkaj mori për herë të parë mandatin e deputetit z, Isuf Hebaj, vlersoj  pozitivitetin e sjell tek Ps   nga Paulin Sterkaj , duke sjell si shembull faktin e pranisë së gjithë këtyre grave në mbeshtetje të PS, në një kohë kurë  gratë socialiste numëroheshin me gishtat e dores.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.